Aksident i rëndë në Qafë Kashar, dy të vdekur e dy të plagosur

Postuar në 12 Janar, 2013 03:01

 

Rrugët e kryeqytetit janë përgjakur mbrëmjen e të premtes nga një aksident i rëndë automobilistik, si pasojë e të cilit kanë gjetur vdekjen dy persona, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy të tjerë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e vona të 11 janarit në ‘Qafë Kashar’, ku dy automjete, njëra tip ‘Benz’ me targë AA 066 CN dhe një ‘Audi’ me targë AA 889 AY janë përfshirë në aksident.

Për pasojë dy persona kanë humbur jetën, përkatësisht shoferi dhe pasagjeri i makinës tip ‘Benz’, ndërsa për nxjerrjen e trupave të viktimave është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse pasi makina ishte ndarë në dy pjesë, raporton Ora News.

Ndërkaq ende nuk dihen emrat e viktimave dhe personave të plagosur, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa sipas policisë shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe dhe lagështira e rrugës. Nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.