Abuzimet me ilaçet, "mjekët rryshfete nga farmacistët"

Postuar në 26 Gusht, 2012 06:04

Lidhja mes farmacive me mjekëve që detyrojnë pacientët të blejnë barna në farmacitë që u intresojnë atyre, vijon të mbetet problem. Ndërmjet këtyre marrëveshjeve të fshehta, mjekët përfitojnë rryshfet nga farmacistët duke dëmtuar në mënyrë të pandershme konkurrencën në tregun farmaceutik. Konstatimet vijnë nga Urdhëri i Farmacistit, që i ka dërguar një material të detajuar dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke i kërkuar marrjen e masave.

"Kanë konstatuar sidomos lidhjet jo të rregullta mes mjekëve dhe farmacistëve. Ky është një problem shumë i madh që duhet parë në bashkëpunim me urdhërin e mjekëve dhe më urdhërat e profesionistëve. Sot farmacistët aktualisht janë duke parë tek ajo që detyrimi për t'i dhënë barna të x kompanie farmaceutike që ndoshta ka paguar mjekët, ky është një problem i madh",-thotë Arjan Jaupllari, President i Urdhërit të Farmacistit.

Urdhëri i Farmacistit ka kryer gjatë këtyre dy muajve kontrolle në 350 farmaci në Tiranë dhe qarqet kryesore, ku ka konstatuar se në shumë subjekte ka punonjës që punojnë në të zezë, ndërsa në disa të tjera punojnë persona pa diplomën përkatëse. Pesë farmaci punonin pa licencë, kryesisht në zonat periferike të kryeqytetit. Në disa prej tyre shiteshin dhe barna më shtrenjtë se çmimi i përcaktuar.

"Gjatë mbikëqyrjes profesionale janë hasur disa probleme të cilat i kemi konstatuar, janë subjekte farmaceutike fare të palicencuara, farmaci në të cilat nuk shërbejnë farmacistë dhe për këtë kategori është njoftuar Ministria e Shëndetësisë, ISKSH dhe Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave. Problemi i dytë është se në farmaci punojnë jo farmacistë të anëtarësuar në Urdhërin e Farmacistëve, por shpesh janë gjetur dhe studentë apo dhe farmacistë të cilët nuk e kanë mbaruar provimin e shtetit",-thekson ai.

Në informacionin dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, ky urdhër kërkon që të merren masa duke u dënuar çdo subjekt që vepron në kundravajtje me ligjin. Në material gjithashtu sugjerohen dhe disa ndryshime në ligjin për shërbimin farmaceutik, se ky aktuali është i vjetër dhe lë shteg për abuzime.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.