348 mijë votues pa adresë, pa qendër votimi

Postuar në 30 Maj, 2013 03:08

- Kur na ndajnë 24 ditë nga data e votimit, janë rreth 328 mijë zgjedhës të cilët nuk kanë një adresë të saktë zgjedhore. Kjo sjell mungesë informacioni se në cilën qendër do të votojnë këta persona. Edhe pse emri i tyre figuron në listat e zgjedhësve, mungesa e informacionit se në cilën qendër do të votojnë, rrezikon që të lërë pa votuar mijëra votues. Sipas raportit të audituesve të mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhësve, nuk janë vendosur adresat e qendrës së banimit për 348284 zgjedhës, respektuar adresën e zyrës së regjistrimit të gjendjes civile, numrin e qendrës së votimit dhe shpërndarjen gjeografike të banimit. Zgjedhësit pa adresë dinë se në cilën njësi vendore kanë të drejtën për të votuar, por nuk dinë se në cilën qendër do të votojnë. Atyre u është caktuar një qendër votimi apriori, por që nuk përputhet me zonën ku ata jetojnë apo kanë votuar herët e fundit, duke rritur shanset që zgjedhësit të konfondohen ditën e votimit. Duke marrë parasysh që numri i emigrantëve në Shqipëri vijon që të mbetet tejet i lartë, dhe mungesa e shtrirjes së internetit, rrezikohet që një numër tejet i lartë, ndonëse dëshirojnë të votojnë, nuk do të mund të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhje. Në të gjithë vendin janë rreth 470 zyra të Gjendjeve Civile, në të cilat janë punuar si azhornues në terren, pra për t’u marrë me verifikimin në terren 1150 persona. Këta të fundit do të duhet të ishin personat përgjegjës për t;u marrë me gjetjen e personave nëpër bane sat e tyre dhe për saktësimin e adresave të banimit.

Statistikat e zgjedhësve që nuk kanë adresë adresë banimi

Problematika e mungesës së adresave të sakta të qendrave të votimit paraqitet më shqetësuese nëpër qarqet e mëdha,ku dhe lëvizjet e popullsisë kanë qenë më intensive gjatë 20 viteve të fundit. Në Tiranë, deri në 13 maj janë konstatuar pa adresë të saktë zgjedhore 87,025 votues. Krahasuar me marsin, është arritur që të gjendet adresa e 37 mijë zgjedhësve. I dyti për nga problematika shfaqet qarku i Vlorës, në të cilin janë rreth 84 mijë zgjedhës pa adresë. Numri i zgjedhësve problematikë ka qenë edhe më i madh, por vetëm gjatë tre muajve të fundit u është përcaktuar adresa zgjedhore 7 mijë personave. Edhe qarku i Durrësit mbetet i shënuar për këtë kategori zgjedhësish, ku Zyrat e Gjendjes Civile nuk kanë arritur që të përcaktojnë adresat e sakta të 72 mijë votuesve. Vetëm në tre muajt e fundit janë përcaktuar 4 mijë zgjedhës. Dy qarqet e tjera problematike janë Shkodra dhe Korça. Në qarkun e Shkodrës është arritur përcaktimi i 18 mijë zgjedhësve, por kanë mbetur ende pa u përcaktuar adresat e sakta zgjedhore për rreth 39 mijë zgjedhës. Ndërsa, në Korçë janë ende pa adresë 27 mijë zgjedhës, të cilët do të duhet që të verifikojnë nëpër të gjithë qendrat e votimit për të gjetur emrin në listë. Ky numër tre muaj më parë në këtë qark ishte 54 mijë zgjedhës. Situata më e mirë sa i përket zgjedhësve pa adresë paraqitet në qarkun e Elbasanit. Janë më pak se 2 mijë zgjedhës që nuk kanë ende një adresë të saktë zgjedhore, ndërsa gjatë tre muajve të fundit janë përcaktuar adresat e 16 mijë zgjedhësve.

Dyshimi

E ndërsa, gjatë tre muajve të fundit janë përcaktuar adresat e 194,577 zgjedhësve, shumë pyetje ngrihen në lidhje me saktësinë e këtyre të dhënave. Nga marsi gjer në 13 maj vihet re se zyrat e Gjendjes Civile kanë intensifikuar punën për të gjetur qendrat e votimit për zgjedhësit, edhe pse për 6 muaj, ritmet e punës kanë qenë tejet të ngadalta. Partitë politike kanë ngritur dyshimin se në shumë zyra të Gjendjes Civile po përcaktohen pa asnjë lloj kriteri adresat e qendrave të banimit, vetëm për të dalë pozitivisht në raportet që i dërgohen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Lista e zgjedhësve përmban emërtimin e zonës zgjedhore, llojin dhe datën e zgjedhjeve, numrin e qendrës së votimit dhe përbërësit zgjedhorë të zgjedhësve. Përmbledhja e të gjitha listave në nivel vendi publikohet në faqet zyrtare të internetit të KQZ-së dhe ministrisë që mbulon shërbimin e gjendjes civile, e organizuar në nivel qarku, rrethesh brenda qarkut, njësish të qeverisjes vendore dhe qendrash votimi.

Riformatimi

Gabimet me shkrimin e emrave

Në ekstraktin e përbërësve zgjedhorë ka 4038 rekorde, në rubrikat e të cilave janë përdorur shenja të pikësimit të pa lejuara nga ana drejtshkrimore dhe sintaksore, janë lënë pa plotësuar rubrika, ose janë bashkuar në një rubrike të vetme dy informacione të njëpasnjëshme, (këtu përfshihen edhe emra të cilat janë ne dy ose tre pjese, por të plotësuar me parregullsi, herë me hapësirë dhe herë me shenja pikësimi të +ndryshme). Tek Rubrika Amësia, 481 raste, Rubrika Atësia, 1834 raste, rubrika Emri, 1673 raste, Rubrika Mbiemri, 1226 raste.Nga një hulumtim i regjistrit të plotë të zgjedhësve, kosntatoeht shumë lehtë edhe përdorimi i numrave tek emrat apo mbiemrat, ose në jo pak raste i tërë emri është i shënuar me "xxx" opse me "yyy".

Aditi i PS-së: 27 emra të dubluar në lsitën e zgjedhësve

Në listat e zgjedhësve dyshohen rreth 27 mijë të dhëna të dublikuara, ndërsa qeveria është e mendimit se figurojnë vetëm 1130 të dhëna si të dyshuara për dublime në listën përfundimtare. Sipas të majtëve, këta persona të dubluar mund të jenë potencialisht dy herë votues dhe ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Nga raporti i nxjerrë pas krahasimit me listën e zgjedhësve. ekspertët kanë nxjerrë një shifër tejet të lartë me të dhëna të dyshuara si të dubluara në listat zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit. Përfaqësuesit e mazhorancës shprehen se situata paraqitet normale, edhe pse pranohet ekzistenca e dublikimeve, në një kohë që pretendimi në fillim të vitit ka qenë për zero dublikime. Në raportin e së djathtës janë rreth 1 mijë persona të dyshuar si të dublikuar. Lista përfundimtare e zgjedhësve përmban 3,270,936 zgjedhës në rang vendi. Pas gjenerimit të listës, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile mbikëqyr dhe kontrollon të gjitha veprimet që kryhen në RKGJC, kryen udhëzimin dhe drejtimin metodologjik të punës së zyrave të gjendjes civile, u kërkon atyre të verifikojnë dhe të ndryshojnë problemet e konstatuara në RKGJC, merr masa disiplinore për nëpunësit e shërbimit të gjendjes civile që shkelin procedurat e administrimit të përbërësve zgjedhorë, si dhe i propozon KQZ-së marrjen e masave disiplinore për kryetarët e njësive të qeverisjes vendore që shkelin rregullat e përcaktuara në këtë Kod. KQZ-ja mbikëqyr procesin e hartimit të listave të zgjedhësve, administrimin e zonave të qendrave të votimit dhe numrit të zgjedhësve për çdo qendër votimi. KQZ-ja i kërkon informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe njësive të qeverisjes vendore.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.