14 mijë të zhdukur në Ballkan, AI kritikon qeveritë

Postuar në 30 Gusht, 2012 05:08

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, u ka bërë thirrje qeverive të Ballkanit, të hedhin dritë mbi fatin e personave të zhdukur. Në një raport të lëshuar më 30 gusht, në ditën ndërkombëtare të personave të zhdukur, Amnesty International, thotë se nuk të dhëna rreth 14 mijë personave që ende llogariten të zhdukur që nga konfliktet e rajonit në vitet 1990. 

Drejtoresha e Programit të organizatës për Evropën dhe Azinë Qendrore, Jezerca Tigani, thotë se megjithëse disa nga personat përgjegjës janë nxjerrë para drejtësisë në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë, mandatit të këtij institucioni po i vjen fundi. Sipas saj, pengesa kryesore për nxjerrjen para drejtësisë të personave të tjerë përgjegjës është "një mungesë e vazhdueshme e vullnetit politik në të gjitha vendet e rajonit". Fundi i luftërave në ish-Jugosllavi la pas vetes afro 35 mijë të zhdukur si rrjedhojë e vrasjeve apo rrëmbimeve. 

Prej tyre rreth 14 mijë mbeten të pagjetur edhe sot e kësaj dite. Mbi 10.500 janë nga Bosnja, 2.400 në Kroaci dhe rreth 1.800 në Kosovë. Amnesty International kërkon nga qeveritë që të marrin të gjitha masat e duhura për të gjetur trupat e të zhdukurve dhe për t'ua kthyer ato familjeve, për të cilat, kthimi i trupave të të dashurve të tyre është hapi i parë drejt arritjes së drejtësisë.

 

VOA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.