“Podesta” zëvendëson ambasadën

Postuar në 08 Mars, 2013 08:20

Në një kohë kur Qeveria paguan miliona dollarë për kompanitë amerikane që lobojnë për të përmirësuar imazhin e saj, misionet zyrtare diplomatike të Shqipërisë janë në krizë mbijetese edhe në vendet më të fuqishme të botës. 

Top Channel publikon një dokument të Ambasadës Shqiptare në SHBA, ku titullari zbulon se ambasada është praktikisht e falimentuar dhe në pamundësi të sigurojë as jetesën e përditshme të diplomatëve me paratë që i jep Qeveria e jo më funksionet diplomatike.

Letra që mban firmën e ambasadorit, Gilbert Galanxhi i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme, Gazmend Turdiu, por paralelisht ka shkuar për dijeni edhe të Kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Jashtëm Edmond Panariti. 

Letra e fortë paraqet nje situate gati te turpshme, kur zbulon se ambasada shqiptare ne SHBA, perveçse nuk ka para te paguaje pastruese dhe sekretare eshte e vetmja ambasade ne Washington qe nuk ka shofer dhe as karburant per makinen. 

Ne te jepen te tjera fakte tronditese, kur midis te tjerave zbulohet se pertej detyrimeve te papaguara me biznesin vendas, qeveria eshte shnderruar ne borxhlie e keqe edhe jashte kufijve te shqiperise. ne keto kushte qeveria duket se ka vendosur ta zevendesoje misuionin e ambasades me kompanie lobuese qe kane nje kosot shume me te larte.

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.