“Incidenti” i Ramës në Vjenë, kuvendi voton sot për komisionin hetimor

Postuar në 29 Prill, 2013 03:17

 

Seanca e sotme e kuvendit pritet të shoqërohet me debate opozitë-mazhorancë, pasi në rend të ditës ka ngritjen e komisionit hetimor për atë që është cilësuar si një incident diplomatik nga ana e mazhorancës. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 24 prill gjatë një konference të organizuar në Vjenë nga kreu i opozitës Edi Rama, ku u shënua një incident mes tij dhe diplomatit Egin Ceka.

Kjo pasoi me një deklaratë nga ana e MPJ shqiptare që e cilësoi një ngjarje të rëndë që dëmton diplomacinë tonë në arenën ndërkombëtare ‘dhunën’ e ushtruar nga Rama mbi Cekën, ndërsa opozita e ka cilësuar si qesharake këtë deklaratë. Ngjarja solli reagimin e ashpër të kryeministrit në kuvend, i cili urdhëroi menjëherë ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar kryesocialistin Rama.

Pas kësaj, grupi i PD dorëzoi të premten një kërkesë për ngritjen e një komisioni që do të hetojë lidhur me rrethanat e kësaj ngjarjeje, diskutimi për të cilin do të jetë kryetema e seancës së sotme.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.