‘Ligjet’, PS: Të kalojë me urgjencë ligji për ish-të burgosurit politikë

Postuar në 09 Tetor, 2012 03:11

Greva e urisë së ish-të burgosurve politikë ka qënë sërish objekt debati në komisionin e ligjeve. 

Partia Socialiste ka kërkuar sot përfshirjen e menjëhershme në axhendën e komisionit të ligjeve, të projektligjit për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politik. 
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka theksuar se ky projektligj ndodhet në komision që prej muajit janar dhe ende nuk është miratuar. Xhafaj gjithashtu ka kërkuar shpjegime se përse ministri i Drejtësisë Eduart Halimi nuk i është përgjigjur kërkesës së PS-së për seancë dëgjimore në komisionin e ligjeve. 

“Kemi kërkuar nga ministri Halimi të japë shpjegime për situatën e krijuar me ish-të përndjekurit politik. Ia kërkoi dje dhe Majko” tha Xhafaj. 

Ndërkohë greva e urisë e ish-të burgosurve politik ka hyrë sot në ditën e 18-të, ndërsa Gjergj Ndreca, grevisti i cili dje mori flakë gjatë një tentative për vetëdjegie ndodhet në QSUT, në terapi intensive. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.