Shqetësime në Beograd për shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë

Postuar në 21 Prill, 2024 13:15

Ish-kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, aktualisht kreytare e Parlamentit të Serbisë, ka eklaruar se mesazhet e kreut të NATO-s për Europën, Christopher Cavoli për shtim trupash në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, janë shqetësuese. Sipas saj, NATO qëndron edhe pas rezolutës në OKB për Srebrenicën ku do të përcaktohet termi genocid për atë që ndodhi dekada më parë dhe që në interpretimin e palës serbe, çon në ndarje edhe më të thella në rajon.

Kjo do të hapë Kutinë e Pandorës. Pas kësaj, Zoti i ndihmoftë të gjithë ata për atë që kjo do të shkaktojë

citohet Brnabiç.

Nuk është e qartë se çfarë parashikon të bëjë Serbia përkundrejt këtyre skenarëve, ndërkohë që duhet thënë se deklarime të tilla vijnë pas përpjekjes serbe për të blerë 12 Rafale nga Franca. Blerje kjo që vë në diskutim seriozisht neutralitetin ushtarak të Serbisë, por edhe paralajmëron një prirje riarmatimi që parathotë diçka për sigurinë rajonale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.