Dialogu sërish në fazë kritike

Postuar në 12 Mars, 2024 17:20

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se dialogu Prishtinë-Beograd është sërish në një pikë kritike. Eskobar e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me gazetarët pas mbërritjes në Prishtinë.  

Do të thosha po (a është dialogu në fazë kritike). Më duhet të them se jemi të angazhuar që t’u kthehemi marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Nuk ka alternativë dialogu i lehtësuar nga Brukseli, ai ka qenë mekanizmi për zgjidhjen e shumë çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe tejkalimin e dallimeve. U kërkoj palëve që të respektojnë të gjitha marrëveshjet posaçërisht aneksin e Ohrit, të dëshmojnë përkushtim. Kjo është një nga arsyet kryesore pse e vizitoj rajonin”, tha ai.

Ndërsa vendimin e qeverisë së Kosovës për nxjerrjen e dinarit nga përdorimi është katastrofal. Sipas tij, qeveria s’ka ofruar as alternativa për pagesë.

“Kemi dëgjuar shumë raporte për vështirësitë që qytetarët e Kosovës në veri po përballen dhe i bëjmë thirrje qeverisë që t'i marrë parasysh shqetësimet e ndërkombëtarëve për mënyrën si po i trajton komunitetet. Arsyet pse e kundërshtojmë: Shpejtësia e zbatimit, nuk po diskutojmë në ligjshmërinë e vendimit por zbatimin e tij. E dyta, qeveria nuk ofroi alternativë si t'i pranojnë pagesat dhe këta njerëz u privuan nga to. Nuk ka pasur shtrirje. E fundit, dy javë para njoftimit të vendimit, Kosova u pajtua në Shkup me vendet tjera për pagesat elektronike dhe sikur të pritej kjo çështje do të zgjidhej. Duhet që qeveria të punojë me komunitetin ndërkombëtar që të gjejë zgjidhje për këtë vendim katastrofal, që krijon kaos në ekonominë e Kosovës”, ka thënë ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.