Rreshtim i plotë anti-rus dhe pazar i Greqisë/Sistem S-300 drejt Ukrainës, pas marrjes së sistemit "Patriot" nga SHBA

Postuar në 11 Mars, 2024 17:37

Greqia po mendon të ndryshojë qëndrim mbi furnizimin me armë të Ukrainës, duke paralajmëruar dërgimin e sistemit S-300. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Kathimerini”, sipas së cilës qëndrimi i Athinës lidhet me hapjen e mundësive të furnizimit nga SHBA të sistemit “Patriot” për Greqinë. Kemi të bëjmë më shumë me një gjest të vullnetit të mirë sesa ndihmë reale, pasi sistemit në fjalë është aktualisht i vjetër krahasuar me armatimin që është në veprim.

Lajmi vjen pak pas vizitës së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Kiev, çka konfirmoi rreshtimin e paekuivok të Greqisë me Perëndimin, duke hequr çdo dyshim mbi dualitetin e vendit. Deri më tani vlerësohet se Greqia ka furnizuar Ukrainën me 1000 njësi anti-tank 64 mm, 6 milionë fishekë, 1050 raketa. Po kështu, sot ministrja e Jashtme gjermane ka paralajmëruar se Gjermania po mendon seriozisht furnizmin e Ukrainës me sistemin “Taurus”, një propozim që u rrëzua pak ditë më parë nga Parlamenti i vendit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.