Serbët arrijnë kuotën ligjore. Zgjedhjet në Veriun e Kosovës mbahen më 21 prill

Postuar në 09 Mars, 2024 12:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se zgjedhjet në katër komunat e veriut të vendit, me shumicë serbe, do të mbahen më 21 prill.

Sipas procedurës së kërkuar, nismëtarët e mbledhjes së firmave të votuesve kanë përmbushur kërkesën ligjore për 20% të numrit të votuesve në listën e zgjedhësve, çka ka çuar në miratimin prej KQZ-së të datës së zgjedhjeve të reja.

Kjo procedurë ishte propozim i qeverisë së Kosovës për të zgjidhur debatin mbi zgjedhjet në Veri që u fituan nga kandidatët shqiptarë për shkak të bojkotit të palës serbe.

Zgjedhjet e zhvilluara në vitin 2023 u njohën nga komuniteti ndërkombëtar që më pas ktheu qëndrim duke i kërkuar Prishtinës të zhvillonte zgjedhje të reja. Diçka që nuk ka ndodhur për të vijuar me atë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësonte si rruga ligjore. Njoftimi në fjalë do të duhet të sjellë anullimin e masave të BE-së për Kosovën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.