Brnabiç nuk do të jetë më kryeministre e Serbisë. Vuçiç lë drejtimin e partisë

Postuar në 07 Mars, 2024 14:27

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka njoftuar së fundmi se Ana Brnabiç nuk do të jetë më kryeministre. Pas një takimi të kryesisë së partisë së drejtuar prej tij, Vuçiç ka deklaruar se Brnabiç do të caktohet në detyrën e kryetares së Parlamentit të vendit.

Ana Brnabiç është surpriza më pozitive për mua. Ajo ka ecur më shumë nga të gjithë, ka luftuar shumë dhe me guxim

tha ai.  

Ndërkohë Aleksander Sapiç do të jetë sërish kandidati i Partisë Progresive për zgjedhjet në Beograd. Po kështu, Milos Vuçeviç ka marrë drejtimin e partisë që deri më tani e ka mbajtur Vuçiç.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.