Von der Leyen përkrah modelin Britani e Madhe-Ruanda për imigracionin

Postuar në 06 Mars, 2024 16:24

Imigracioni do të adresohet si problem ekstraterritorialiteti nga Europa. Mediat njoftojnë për një propozim të Partive Popullore Europiane, që ka mbështetjen edhe të presidentes së Komisionit Europian, Ursula vond der Leyen, sipas të cilit imigracioni duhet trajtuar me vende që janë jashtë bllokut europian.

Ne duam të aplikojmë konceptin e vendeve të treta të sigurta. Kushdo që aplikon për azil në BE mund të transferohet në një vend të tretë të sigurtë dhe t’i nënshtrohet procesit aty

thuhet në dokumentin në fjalë, që është në fakt imitim I marrëveshjes së Britanisë së Madhe me Ruandën apo i Italisë me Shqipërinë.

Megjithatë ideja ka vështirësi të vetat pavarësisht se po mbrohet si zgjidhje. Ruanda ka deklaruar se ka kapacitet të procesojë 1000 këreksa azili në pesë vitet e parë, çka nuk kënaq gjë nga fluksi i madh i viteve të fundit. Ndërkohë që problemi ka natyrë politike brenda Europës pasi qasja ndaj imigracionit po shndërrohet në debatin kryesor në Union. Kreu i Politikës së Jashtme të KE-së, Borrell, cilësoi madje shtatorin që lamë pas, se imigracioni mund të jetë një forcë shpërbërëse e Unionit për shkak të dallimeve të mëdha kulturore mes vendeve anëtare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.