Abas del nga letargjia. Viziton Turqinë më 5 mars

Postuar në 03 Mars, 2024 17:22

Mediat turke raportojnë se presidenti i Autoriteti Palestinez, Mahmoud Abas pritet të vizitojë Turqinë në datën 5 mars. Lajmin e ka dhënë në fakt, ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki gjatë punimeve të një forumi për dipomacinë në Antalia.

Al-Maliki e ka cilësuar Autoritetin si të vemtin entitet legjitim që vepron dhe të vazhdojë të veprojë në Gaza. Mediat turke vënë në dukje se vizita vjen pak pas dorëheqjes së kryeministrit palestinez, Mohammad Shtayyeh, si pasojë e presionit amerikan ndaj Autoritetit që të marrë rol në një rajon ku nuk ka alternativa të besueshme.

Po kështu vizita merr rëndësi pasi përfaqëson një kthesë në qëndrimet e Erdogan, që e cilësoi Hamasin si organizatë që Lufton për lirinë. Nuk dihet ccfarë mund të sjellë një vizitë e tillë kur Izraeali ka përjashtua ccdo opsion që Autoriteti të marrë rol në Gaza, një lëvizje që do të thoshte unifikim politik i palestinezëve, ardhur kësaj radhe si opsion ndërkombëtar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.