Normalizimi i marrëdhënieve me Perëndimin është problem i Perëndimit

Postuar në 16 Shkurt, 2024 16:02

Normalizimi i marrëdhënieve me Perëndimin nuk varet më nga Rusia. Kështu është shprehur ministri i Jashtëmr us, Sergey Lavrov që ka ripërsëritur atë që presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi gjatë intervistës me Tucker Carlson: Rusia ka ezauruar gjestet e vullnetit të mirë ndaj Perëndimit.

Sa për rivendosjen e marrëdhënieve, presidenti e përmendi po ashtu. Marrëdhëniet do të rivendosen një ditë. Se kur kjo do të ndodhë nuk varet nga ne. Është problemi I tyre. Ne kemi bërë shumë lëshime dhe gjeste të vullnetit të mirë

citon “Tass” Lavrov të jetë shprehur në konferencën “Euromaidan: Dekada e humbur e Ukrainës”.

Qëndrimi rikonfirmon se Rusia ka lëvizur në aspektin strategjik duke u kthyer nga Kina si partneri më i afërt, një zhvillim që ka padyshim pasoja afatgjata për Europën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.