Rama nuk reagon, Veliaj nuk reagon, as Top-Channel nuk reagon

Postuar në 02 Shkurt, 2024 14:45

Top-Channel e filloi goditjen time gjatë periudhës që kishte gjyqin në Gjykatën e Lartë për pronësinë.

Top-Channel është i frymëzuar politikisht për të goditur. I frymëzuar politikisht nga Edi Rama. Ka bërë takim iksi dhe kryeministri për këtë çështje.

Është bërë Top-Story për Ditmir Bushatin. E kanë thënë vetë, ua ka kërkuar Ed Rama. Le të thotë me batuta Ed Rama: dardhat dhe pjeshkët.

Është bërë për Fatmir Xhafajn, ia ka kërkuar Ed Rama.

Është bërë për Niko Peleshin, ia ka kërkuar Ed Rama.

Këtë e dinë të gjithë, e kanë pranuar vetë

Një pjesë kjo nga akuzat e zv.kryeministri Arben Ahmetajkt në intervistën e djeshme për Syri Tv, që vendos një tjetër standard negative për mediat në Shqipëri, që duhet të sqarojnë pozicionin e tyre publik. Top-Channel është aktualisht nën akuzë për përdorim politik nga qeveria për llogari të kryeministrit, në këmbim të fitores së një gjyqi pronësie në gjykatë.

Është penale akuza, ndërkohë që porositja e emisioneve siç thotë z. Ahmetaj është një zhgarravinë mbi imazhin e një televisioni që dikur doli me deklaratë publike përmes së cilës akuzoi ish-drejtorin e vet dhe pjesë të stafit drejtues për gjobvënie. Dhe asnjë hetim nuk u bë. Asnjë reagim deri më tani, me një heshtje që vetënjollos edhe më shumë një perceptim që sa vjen e kristalizohet mbi një media që në fakt është shndërruar në një aktor publik njësoj si partitë politike në vend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.