Ahmetaj bëri atë që nuk bëri Saimir Tahiri

Postuar në 02 Shkurt, 2024 13:51

Kush është fajtori i korrupsionit në Shqipëri? Të gjithë. Kjo është përgjigja që rezulton nga intervista e djeshme e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj që ka rreshtuar një sërë akuzash penale dhe politike, duke konfirmuar me versionin e vet atë që është përfolur gjatë në media.

Jemi në kushtet kur një kryeministër akuzohet nga zëvendësi i tij për përfshirje në çdo vendimmarrje problematike në këtë vend, çka përfaqëson një nivel të ri implikimi publik për mbarë mazhorancën.

Ky është në fakt rasti i dytë i një inskenimi të kësaj natyre, pas atij të Saimir Tahirit, ish-ministri i Brendshëm për të cilin Edi Rama mbajti një elegji të gjatë në Grupin Parlamentar përpara sesa të vendoste t’i hiqte imunitetin.

Mesa duket Ahmetaj ka bërë të kundërtën e Tahirit përpara arrestimit: ka vendosur të flasë, duke hapur siparin e të dëshmitarëve publikë për mbarë qeverinë e një vendi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.