"Fuck" dhe "cunt" - fjalori joparlamentar i Parlamentit kryesor në botë

Postuar në 30 Janar, 2024 09:58

Tri herë fjalën “cunt” dhe 13 herë fjalën “fuck”. Mediat në Britani ngrenë kështu shqetësimin se Parlamenti i tyre, të dyja dhomat, shembulli më i mirë i diskutimit dhe debatit, plateja perfekte e demokracisë, është prekur nga vulgariteti. 

"Politico" vë në dukje se është lejuar një rregull kur një deputet nuk penalizohet nga përdorimi i fjalëve balafemuese dhe informale. Dhe ky rregull ka të bëjë me referimin e burimeve të treta. Mirëpo njerëzit e kuptojnë qëllimin e përdorimit të fjalëve të tilla ndaj kostoja publike nuk mungon.

Vëzhgues të ndryshëm vënë në dukje se ndonëse njerëzit duan një gjuhë të drejtpërdrejtë, kjo nuk ka pse të shoqërohet me fjalë, që nëse do të përdoren në një vend pune nga çdokush, atëherë do të sillte penalitete.

 Atëherë pse të tolerohet një deputet që synon provokimin dhe zhurmën, duke ndotur komunikimin? E njëjta sëmundje ka kapur edhe Dhomën e Lordëve. 

Problemi duket se është global dhe ka cenuar çdo ambient që deri më dje konsiderohej pikë referimi pë seriozitetin dhe etikën. E kotë ta vëmë në krahasim me vendet tona këtë problematikë që vihet në dukje në Britani pasi parlamentarizmi nuk mund të jetë vetëm traditë institucionale, por edhe kulturore.

Megjithatë është ironike të shohësh sesa i pafajshëm tingëllon sot incidenti i vitit 2016 kur laburisti Denis Skinner u nxor jashtë pse quajti ish-kryeministrin David Cameron dredharak – dodgy Dave. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.