Dy vjet nga sulmi mbi Ukrainë, Perëndimi nuk di ende nëse do fitojë, apo nëse mund të fitojë

Postuar në 29 Janar, 2024 00:34

24 shkurti 2024 do më pak se një muaj të vijë. Dhe kjo datë që shënon dy vjetorin e nisjes së sulmit rus mbi Ukrainën po celebrohet në Europë sidomos me militarizimin e gjuhës dhe përpunimin e opinionit me idenë e Luftës III Botërore. 

Është tashmë evident dështimi I perëndimit në këtë konflikt që po flet vetë këto kohë për opsionin e fitores ruse, për mungesë parash dhe pasiguri politike për të vijuar mbështetjen. Këtu nuk po llogarisim faktorin “Trump” që konsiderohet si kataklizmik. Sanksionet nuk prodhuan ndonjë gjë të madhe ndaj Rusisë veccse nxorën Gjermaninë nga pozicioni i lokomotivës së Europës, zhbënë neutralitetin e vendeve nordike, militarizuan kufirin balltiko-rus dhe sanksionuan bashkëpunimin strategjik Rusi-Kinë-Iran.

E gjitha kjo seri zhvillimesh bashkohet në një pikë të vetme me rëndësi kapitale strategjike: 24 shkurti 2024 mund të shënojë kohën kur shumëkush do të kuptojë se jo vetëm Perëndimi mund të sfidohet, por se forca e presupozuar e tij nuk është ajo që mendohej. Perëndimi madje nuk ka aktualisht një doktrinë efektive reagimi dhe as parime funksionale koordinimi. Është ky ankth që shpjegon se pse dy vjet pas invazionit rus, në mediat perëndimore kanë nisur të dalin përherë e më shumë ushtarakë, që flasin për nevojën e zgjerimit të kapaciteteve ushtarake, rikthim të shërbimit ushtarak e deri për një luftë globale.

Gazeta britanike “The Telegraph”  cilësonte në një shkrim të datës 28 janar se asnjë prej vendeve kryesore europiane nuk është gati për luftë, duke sugjeruar madje se nuk ka më kohë për t’u përgatitur. Ukraina duket se ka dalë në shitje të lirë dhe Europa po angazhohet për sigurinë e vet, nën ethet e një rreziku rus që nëse vepron pa pasoja përtej Ukrainës do ta shpërbëjë ccdo formacion mbinacional në Perëndim. Perëndimi nuk është gati të përpunojë kapacitetet e veta për luftë meqenëse e ka parë atë si një sport ekstrem që luhet në vende të tjera nga gladiatorët e vet. 

Apeli i kreut të Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralit Bauer se duhet përgatitur për luftë, përfaqëson përshkallëzimin më të lartë të tensioneve duke paralajmëruar një proces armatimi që ose do të çjë në procese politike që tjetërsojnë Europën e sotme, ose do të nxisë krijimin e një ushtrie europiane apo disa blloqeve rajonalë si në balltik. 

Në këto kushte mbrojtja dhe siguria e Ballkanit merr rëndësinë e vet dhe duke patur në konsideratë kapacitetet e tanishme, nuk është për t’u habitur që të caktohen kujdestarë të stabilitetit mes të cilëve të vjen  ndërmend së pari Turqia. Do uruar që asgjë nga këro mos të ndodhë, por para syve tanë po ndryshon Europa që kemi njohur për të kaluar në një fazë të re, ku të tjerë njerëz do të thirren në skenë. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.