Në Europë po flitet për luftën

Postuar në 26 Janar, 2024 22:06

Megjithëse Rusia e Vladimir Putinit është cilësuar e korruptuar dhe e paaftë që ekonomikisht të modernizohet, invazioni prej saj i Ukrainës po absolutizohet si një konflikt që duhet të ndryshojë mendësinë në Europë. 

Nga Britania e Madhe në Hollandë dhe Gjermani ka nisur të flitet për luftën, përgatijen e saj.  Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius flet për luftë të afërt në Europë, Patrick Sanders i Britanisë flet për nevojën e kalimit nga 73 mijë trupa në 120 000 për të qenë gati për një konflikt në tokën europiane. 

Admirali Rob Bauer që drejton Komitetin Ushtarak të NATO-s ka bërë thirrje “për ndryshim mendësie në një erë ku çdo gjë mund të ndodhë në çdo kohë”. Në Finlandën e dashuruar së fundmi me braktisjen e  neutralitetit ushtarak refuzimi i shërbimit ushtarak dënohet me burg. 

Është e qartë se dështimi me luftën në Ukrainë ka ndezur llambat e kuqe në Europë, por mesa duket edhe në ShBA që po tenton së fundmi të likujdojë përmes kauzës izraelite Iranin. Është e qartë se llogaritë me Rusinë në Europë duht t’i bëjë Europa e cila në një suazë më të gjerë sttategjike ka detyrimin të mbajë të angazhuar Rusinë në Ukrainë ndërkohë që ShBA ngjan mq e angazhuar me Kinën dhe Iranin.

Është kjo arsyeja se pse disa herë në media ka dalë informacioni se paqen apo armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës e ka sabotuar Perëndimi. Dhe është kjo optikë që favorizon sot botën shqiptare në frontin ballkanik. 

Ajo që ngre peshë në këtë diskutim është sa e gatshme është Shqipëria për një politikë të re mbrojtjeje? Pak, shumë pak nëse sheh se në akuzat për vjedhje pronash të ushtrisë figuron edhe presidenti i Republikës, ndërkohë që aktualisht Tirana po vetëpropozohet si venddislokimi por pa shtuar shpenzimet reale të Mbrojtjes. 

Në kushtet që po krijohen dhe rrethanat e reja nuk është çudi që Kosova edhe për gatishmërinë që po dëshmon në politikat e sigurisë të fitojë përparësi në Ballkan ndaj aktorëve të tjerë properëndimor, çka do të shënonte një ndryshim cilësor për botën shqiptare në tërësi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.