Publikohet video e 21 janarit realizuar nga taraca e Kryeministrisë

Postuar në 21 Janar, 2024 11:46

Gazeta "Tema" sjell sot një reagim të ish-kryeprokurores Ina Rama, sipas së cilës pamjet filmike të 21 janarit 2011, të realizuara nga Kryeministria bashkë me serverin përkatës janë zhdukur. Gazeta shton se kaq mjafton që Sali Berisha të procedohet për prishje të provave. 

Mirëpo po dje, gazetari Flamur Vezaj ka publikuar një video të protestës së 21 janarit realizuar nga Kryeministria, më saktë taraca e saj. Tani diçka nuk shkon këtu përderisa dikush e paska videon.

Gazetari interpreton se vdekja e Ziver Veizit nuk duket të ketë ardhur nga një plumb rikoshet, por nga qitja e drejtpërdrejtë. Çështje kriminalistike kjo. Megjithatë video paska dhe u transmetua. Ku i dihet, ndoshta gazetari Vezaj ka edhe video të tjera.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Edhe un jam dakord me ju. Dokumentat jane po i ka mshehe ajo prokurorja e bulevardit per me fajesu liderin Sali Berisha. Po e verteta del ne shesh. Vazhdoni nxirrjani bojen horrit Edi Rama qe i coi ata 4 burra drejt vdekjes nga cadrat pistolete te komunistave.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nuk e leme mo Ulsiun. Do ja japim Mulit. Vetem ai e ban. Sa ta marrim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.