Kolegji Europian i Tiranës dhe shkollat me turne në sistemin 9-vjeçar

Postuar në 04 Janar, 2024 12:41

Televizioni Shqiptar raporton sot se Kolegji Europian i Tiranës do të trajtojë me bursë të gjithë studentët që do të pranohen.

Procedura e shpallur deri tani përcakton se kandidatët e përzgjedhur do të informohen për vendimet e bursave sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të zhvillohen intervistat e përzgjedhjes.

Bursat e plota për kampusin e ri të Tiranës kapin vlerën 27 000 €.  Kjo mbulon tarifën vjetore të shkollimit në Kolegjin e Evropës, materialin e nevojshëm mësimor, ushqimin dhe akomodimin (dhoma individuale me banjo private, tre vakte në ditë), kurse përgatitore dhe udhëtime studimore.  Shumica e bursave pritet të jenë bursa të plota, njoftohet zyrtarisht.

Zgjerimi i spektrit të bursave është pothuaj dyfishim i numrit 15 që u shpall së bashku me çeljen e aplikimeve në ceremoninë zyrtare në Tiranë. Një kapacitet prej rreth 30 studentësh nga gjithë vendet europiane dhe ato të rajonit mund të mbështeten me financim optimal nëse kualifikohen për këto studime të kursit të parë që do të çelet për vitin akademik 2024-2025 në Tiranë

thuhet në lajmin e këtij televizioni.

Padyshim një lajm shumë i mirë, ndonëse në lajm thuhet se këtë zgjidhje e kanë miratuar sponsorët e programit. Kolegji Europian i Tiranës është një arritje për vendin tonë pasi hap një dritare të re për arsimimin dhe prestigjin e arsimimit në kryeqytetin tonë. Megjithatë, lajmi vjen disi në paradoks me situatën e arsimit shqiptar në përgjithësi, i vlerësuar dobët në matjet e fundit të Pisa-s, ndërkohë që edhe më absurde është situata në arsimin 9-vjeçar në Tiranë ku vazhdon mësimi me turne. Edhe pse ka 8 vjet thuajse që aplikohet një taksë e përkohshme mbi të gjithë rezidentët e kryeqytetit.

Këtu meriton vëmendje stafi menaxhues dhe pedagogjik i Kolegjit Europian të Tiranës, pasi është e qartë se investime të tilla nga jashtë, me standardet e vendeve të origjinës, priren të shndërrohen në ishuj të veçuar në arkipelagun e arsimit shumë të dobët të një vendi si yni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.