Kryetari i vetë-imagjinuar i PS-së në testin e prezumimit të pafajësisë

Postuar në 10 Dhjetor, 2023 23:21

Urdhër  arrestet e lëshuar së fundmi nga SPAK për inceneratorin e Tiranës provojnë së paku se harta e hetimit të korrupsionit ëshë gjihëpërfshirëse. Ajo nuk po kursen asnjë seksion të politikës edhe pse marrëveshjet, neociimet për shtyrje arrestimesh apo masa sigurie përfliten vazhdimisht. Ta zëmë është e pashpjegueshme se çfarë po heton ende SPAK për bazën e Sarandës dhe Porto-Romanon, ndërkohë që për inceneratorët mbetet ende e paqartë se pse nuk thirret të dëshmojë kryeministri Rama. Njeriu që duhet me patjetër të sqarojë se çfarë ka ndodhur. 

Së fundmi SPAK është afruar në një tjetër lojtar politik që parapëlqen të marketohet se ka mbrojtje të fortë ndërkombëtare: kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Pavarësisht se çfarë do të zhvillohet në vijim, është fakt se Veliaj nuk është më i paprekshëm, përderisa ai nuk mbrojti dot një ndër drejtorët e tij kryesorë. Për analogji, thuhet se z. Rama po bën çmos të mbrojë Olta Xhaçkën dhe Ilir Beqajn, për të cilët asnjë nuk gjen më arsye ligjore se pse nuk duhen ndaluar. 

Rasti i Veliajt megjithatë ka vlerë të shtuar politike, pasi ky është i vetmi aktor politik që ka marrë çdo gjë dhuratë, nuk ka peshë reale politike e megjithatë ka shpallur ambicien për të drejtuar PS-në dhe eventualishtt qeverinë. Sot zotërisë i është çarë taraca e po i pikon keq. Fakti se në urdhër arrestet në fjalë figuron edhe një i afërm i bashkëshortes së Veliajt me pozicion drejtor në Bashkinë e Tiranës, largon çdo iluzion se bashkia ofron një model të ri dhe ndryshe. 

Goditja e dhënë është serioze në pikën ku ëshë investuar në mënyrë obsesive: Imazhin. Kryetarit të vettëimagjinuar të PS-së i ka mbërritur në derë një mandat që konfirmon se zhurma e bërë këto vite për të, ka një vërtetë penale. Nuk po mbërrijmë në gjykim ndaj këtij personazhi gjysmak në aspektin politik, kësaj sajese politike, sepse siç e dimë fjalën do ta thotë drejtësia. Ajo që është megjithatë e provuar është se cilidoqoftë përfundimi, oferta e këtij kodoshi të rrugës dhe podiumeve është po ajo: me mua se do pasurohemi. Është një mesazh që si qytetar e merr nga çdo anë. Tani edhe nga një akuzë penale për njerëz pranë këtij. Dhe këtë mendim, këtë identikit të vetëskicuar nuk e mbron as mbulon dot, as edhe heshtja e mediave që befas po rezultojnë dashamirëse dhe memece, në dallim nga diarreja e përhershme mediatike ndaj ta zëmë Berishës. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Dori (not verified) on

Citoj : " Urdherarrestet.... provojne se paku se harta e hetimit eshte gjithperfshirese" dhe " ... eshte fakt qe Veliaj nuk eshte me i paprekshem, perderisa ai nuk mbrojti nje nga drejtoret e tij kryesore".
Eshte thene tashme kaq e kaq here nga shume te tjere, qe kjo "gjithperfshirje" eshte konsumuar qe ne kohen e diktatures, kur nuk eshte kursyer askush nga grushti i drejtesise revolucionare, duke filluar nga kuadrot e thjeshte, deri tek ministrat, nga anetaret e Byrose, deri tek i dyti me i fuqishem atebote M.Shehu. Askush nuk kursehej pervec Diktatorit ... dhe te mbrojturve prej tij!
Fakti qe kemi drejtore te rendesishem te Veliajt qe po hetohen, nuk eshte argument qe vete Veliaj na qenkej i paprekshem; eshte krejt e kunderta; dhe per kete kemi shembullin e padronit te Veliajt, Rames, paprekshmeria e te cilit nuk eshte cenuar aspak, edhe pse Dako qe e kishte kaq te dashur dhe te rendesishem, edhe ministra te tjere po kaq te dashur e te rendesishem per te; dhe per t'i vene kapakun argumentit: vete zevendesi i tij ne Qeveri.
Kete qe po ndodh me "drejtesin e re" edhe shqiptari me i painteresuar per politike e kupton instiktivisht qe eshte nje gje e provuar me pare, ne nje kohe tjeter te erret.
Problemi e kesaj "drejtesie te re" nuk eshte se eshte e korruptuar - se fundja nuk ka drejtesi te paster ashtu sic deshirohet edhe ne vendet me demokratike dhe as ka per te pasur ndonjehere ne bote, deri, mbase kur te kemi nje mutacion te gjenomit njerezor.
Problemi i "drejtesise se re" eshte i dyfishte: pervec korruptimit te pashmangshem ( te provuar tashme ne Rumani, vend ky i BE-se...!), kemi edhe dirigjimin e saj politik, drejtesine me regji.
Hallit te madh dhe te pashmangshem te "drejtesise se vjeter", halli i perjeshtem i korruptimit, kesaj "drejtesise se re" i eshte shtuar edhe halli i regjise politike ; dhe qe eshte, sic e dime, korruptim absolut i saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.