Shtatë vila qeveritare të dala jashtë funksionit

Postuar në 30 Tetor, 2023 14:14

Autoritetet kanë lënë në degradim të plotë 7 vila qeveritare, të cilat prej vitesh nuk njohin rikonstruksion. Të tilla janë vilat në Velipojë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë e Divjakë, për të cilat askush nuk jep sqarime, ndonëse pritet miratimi i një fondi prej 4 milionë dollarësh për mirëmbajtjen e tyre. E mbuluar nga mbeturinat dhe totalisht e dëmtuar, vila qeveritare në Velipojë është një nga shtatë vilat e amortizuara për të cilat deri më tani instancat shtëtërore nuk kanë vënë dorë, edhe pse gjatë periudhës së komunizmit kalonte pushimet verore diktatori Enver Hoxha dhe ministrat e tij.

Në braktisje totale është lënë edhe vila qeveritare nr.30 në qytetin e Durrësit. Ndonëse e ndërtuar në një sipërfaqe të konsiderueshme në breg të detit në vitet ’30, me parket dhe mermerë luksozë italianë, ajo sot është totalisht në degradim dhe e papërdorshme. E vendosur në kodër e mes gjelbërimit, dikur shtëpia e pritjes në Gjirokasër kishte një tjetër vlerë pasi pushuesit mund të vëzhgonin qytetin e gurtë, ndërsa tani e vetmja gjë që mund të shohësh janë muret e dëmtuara. Ajo ka funksionuar për të pritur intelektualë të ndryshëm, politikanë dhe ku bëheshin takimet me të rëndësishme të kohës. Sot kjo shtëpi është e degraduar. 

Në një situatë të ngjashme ndodhen edhe dy vila në qytetin e Vlorës dhe shtëpia e pritjes së Divjakë, të cilat janë totalisht të amortizuara dhe jashtë funksionit. Referuar të dhënave zyrtare, aktualisht në territorin e Shqipërisë janë funksionale 21 vila qeveritare, 7 të amortizuara dhe 2 në fazë restaurimi.

MCN TV

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.