Egjipti kërkon të anëtarësohet në BRICS

Postuar në 15 Qershor, 2023 13:19

Egjipti ka aplikuar për t'u bashkuar me bllokun prej pesë anëtarësh BRICS të ekonomive në zhvillim. Lajmin e bëri të ditur ambasadori rus në Kajro, Georgy Borisenko, për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

"Egjipti ka aplikuar për t'u anëtarësuar në grupin BRICS, sepse një nga iniciativat që BRICS është aktualisht i angazhuar është transferimi maksimal i tregtisë në monedha alternative, qoftë kombëtare apo krijimi i një lloj valute të përbashkët. Egjipti është shumë i interesuar për këtë", citohet të ketë thënë Borisenko.

BRICS përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut.

Në qershor, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BRICS zhvilluan një takim në Cape Toën, ku morën pjesë edhe diplomatë të lartë nga 12 vende të tjera, duke përfshirë Egjiptin, Iranin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

BRICS ka kërkuar të zgjerojë anëtarësimin e tyre pasi shumë ekspertë kanë parashikuar se blloku do të dominojë ekonominë botërore deri në vitin 2050.

Ambasadori rus thotë se Egjipti ka kërkuar të rrisë bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik me Rusinë.

"Mekanizma të rinj pagesash po krijohen për transaksionet tregtare," shtoi Borisenko.

Vendet e BRICS përbëjnë 40 për qind të popullsisë së botës dhe pothuajse një të tretën e ekonomisë globale. Anëtarët e grupit kanë kaluar kohët e fundit G7 për sa i përket rritjes ekonomike. Kërkesa e Egjiptit për anëtarësim vjen vetëm pak kohë pasi ai iu bashkua bankës së BRICS, Banka e Re për Zhvillim (NDB). Egjipi po e sheh këtë si një mundësi për të shmangur përdorimin e dollarit amerikan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.