Një pikëpyetje mbi dërgimin në Hagë të çështjes së detit me Greqinë

Postuar në 04 Maj, 2023 16:52

Në një postim të vetin në Facebook, ish-numri dy i Forcës Detare, Artur Meçollari, sjell në vëmendje një çështje që mund të sjellë pasoja për Shqipërinë. Fjala është për negociatat me Greqinë për delimitimin e ujërave detare, për të cilën të dyja vendet kanë rënë dakord ta çojnë në Hagë për gjykim ndërkombëtar. Problem që shtron z. Meçollari lidhet në të vërtetë nga një mungesë e plotë transparence nga qeveria shqiptare. Sipas tij në Hagë duhet të trajtohen vetëm mosdakordësitë e bartuara nga negociatat e vitit 2018 dhe jo e gjithë dosja e delimitimit. Si ish-anëtar i Grupit Negociator në atë kohë, Meçollari thotë se në vitin 2018, palët ranë dakord që:

Ndërkohë që mbeti pa u dakordësuar:

Masa e uljes së peshës si ishujve dhe shkëmbinjve e cila do të jepte një sipërfaqe tjetër shtesë përveç 40 km2 në favor të Shqipërisë

Sugjerimi i Meçollarit është që në Hagë Shqipëria duhet të kërkojë vetëm trajtimin e peshës së ishujve në marrëveshjen delimituese, meqenëse efekti i tyre jo vetëm praktikisht favorizon Greqinë për shkak të konfigurimit të bregut të vet, por ka problemin e madh se është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese me vendimin e vitit 2010 kur ajo shqyrtoi marrëveshjen e vitit 2009. Kësaj i duhet shtuar edhe fakti se nëse në Hagë konsiderohet marrëveshja nga e para ekziston mundësia teorike që të vendoset si parim negociues ai që u aplikua në vitin 2009 çka do të implikonte një situatë paradoksale politike dhe shtrënguese nga ana juridike, meqenëse do të detyronte Shqipërinë të ulej në bisedime për të folur me letra të cilat Gjykata Kushtetuese i ka rrëzuar.

Deri më tani diskutimi mbetet hipotetik, por këtë e ushqen errësira me të cilën qeveria shoqëron vendimin për të çuar në Hagë një çështje për të cilën së paku duhet të ishte konsultuar. Aq më tepër kur marrëveshja në fund do të duhet të ratifikohet në Parlament.

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Ku eshte ai koloneli i famshem, "heroi i detit" Myslym Pashai?! Pse nuk ndihet zoteria e tij?! Kur ben marreveshje Berisha per delimitimin e kufirit detar quhet tradheti, ndersa kur te njejten gje e ben Rama, quhet marreveshje. Hesht zoteria sepse eshte kolonel socialist, eshte hero socialist. Heshtin te gjithe ata qe e paten bere hero gojekycurin e sotem. Ketyre, jo kaq sa ka bere e po ben Rama, po sikur edhe ate menderin t'ua beje ne koke, prape do te heshtin; e neqoftese flasin, do ta justifikojne se ajo qe u ka bere i gjati, nuk eshte ashtu menderi kuterbues, por hallve kundermuese, te cilen e hane me kenaqesi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.