“Ti je vajza e duhur për t’u bërë e dashura e burrit tim”

Postuar në 12 Prill, 2023 14:57

Një grua që i kërkon një tjetre të ketë një marrëdhënie me të shoqin. Çifti në krizë është John Lenon dhe Yoko Ono. Është viti 1973. Ono ia kërkon këtë “nder” një 22-vjeareje. May Pang punonte për Apple Records dhe ishte asistente e çiftit më të famshëm të asaj kohe.

Fundjava e humbur: një histori dashurie” është dokumentari që vjen në kinematë amerikane më 13 prill dhe tregon mes të tjerash edhe marrëdhënien mes këngëtarit të Beatles dhe vajzës së re.

Ma kërkoi vetë Yoko Ono një marrëdhënie me John Lenon. Në njëfarë mënyrë, ajo përfitoi prej meje, sepse isha naive. Por njëkohësisht më bëri edhe një dhuratë: unë dhe John ramë në dashuri.

Ajo erdhi në zyrën time. Punoja për ta prej tre vitesh. Më tha: “John dhe unë kemi probleme”. Në fakt, të gjithë ne që punonim me ta e dinim këtë, por nuk flisnim. “E di që do të fillojë të takojë gra të tjera. Ti nuk ke një të dashur apo jo?”. Iu përgjigja se nuk më interesonte ajo që më propozoi. “Mendoj se do të ishe njeriu i duhur”, më tha dhe iku. Unë nisa të shoqërohesha me John, por jo se ma kërkoi ajo. Ai vetë pati interes. Më vonë më tregoi se Yoko i kishte thënë edhe atij të njëjtën gjë: E kam zgjidhur, mund të takohesh me May”. John ishte shokuar njësoj si unë në fillim.     

Pang ka shkruar në 1983-shin librin “Loving John”. Marrëdhënia e saj me Lenon zgjati 1 vit e gjysmë. Ai u kthye sërish te Yoko Ono. Shumë e kanë parë marrëdhënien Lenon-Yoko Ono si rezultat i nevojës së këngëtarit për kontrollin dhe sigurinë që të jep figura e nënës. Këtë e konfirmon edhe Pang.

Ai nuk mendonte kështu, por të tjerët këtë kishin perceptuar. Yoko Ono ishte 17 vjet më emadhe se unë. John më tha se kishte frikë se mund t’i refuzonin green card-in amerikan. Për mua ishte shok, sapo kishim menduar të blinim shtëpi.  

Herën e fundit që Yoko dhe Pang folën bashkë, kjo e fundit i tha: Urime, e more sërish mbrapsht. Ma merr mendja se je e lumtur. Dhe ajo iu përgjigj: E lumtur? Nuk besoj se do të jem kurrë e tillë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.