Ndoshta nuk e dinë, por PD me vulë vazhdon mbledhjen për kandidaturat

Postuar në 26 Mars, 2023 23:57

Po afron data 27 mars. Meteorologët parashikojnë ndryshim temperaturash, rikthehen shirat. 

Brenda në Tiranë, afër një spitali(tani ka çdo 100 metra një) Enkelejd Alibeaj ka mbledhur kryesinë e po vendos për kandidatët në zgjedhjet vendore. Kjo është PD-ja me vulë, e Aleks Xinxës nëse do hiqnim një paralele të cilës i kanë marrë të gjithë bazën materiale. Një gazetar i shquar, po i shquar fare, cilësonte se Roland Bejko dhe Jonila Godole janë për Tiranën. Asnjë nuk është nga Tirana, por s’ka problem se është qytet kozmopolit. Bejko, zë dinjitoz me formim politik të shëndoshë. 

Pse po zgjat kaq shumë vallë kjo mbledhje? Çfarë ideali po i ngërthen demokratët e vulës, po lobon Berisha që ca të ikin? Ja Jorida Tabaku citohej të jetë shprehur se duhen mbështetur kandidatët e primareve. Mund të mos jetë e vërtetë, por lajmi doli orën e fundit, të ditës së fundit të shpalljes së kandidaturave. Jorida është gocë e zgjuar do thoshin në Tiranë. Shumë do shtonim ne nga fshati. Shumë! 

Është e çuditshme në fakt sesi disa njerëz ja dalin të bëhen qesharakë dhe komikë, pavarësisht se sa lekë e pasuri vënë, se çfarë veshin e sa shpenzojnë për kozmetikën. Apo sesa poza duan të marrin si ky Alibeaj. Është e pabesueshme se në çfarë kazan deliri të fut karrigia!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.