Fitojmë minimumi 31 bashki, s'kemi nevojë për garanci brenda koalicionit

Postuar në 15 Mars, 2023 20:48

Silva Caka, sekretare për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se në koalicionin mes PL dhe “Rithemelimit” nuk ka asnjë kompleks në lidhje me përcaktimin e vendeve në listën e Këshillave Bashkiak.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj, Caka tha se në vazhdën e vendimeve të KQZ dhe KAS u pa e udhës të mos lihet pa përfaqësim dhe garë asnjë figurë potenciale dhe se kjo nuk do të thotë që kjo është një tërheqje e PL.

Më tej, Caka tha se koalicioni fiton së paku 31 bashki dhe ndër to dhe bashki të mëdha.

Mos e shihni si tërheqje, është marrëveshje politike e nënshkruar para pak muajsh. Kishte suport për kandidatët që do dilnin nga Primaret dhe për listat e Këshillave Bashkiak. U pa e udhës të pritet një vendim nga KQZ dhe KAS dhe prandaj janë bërë prezantimet e PL, është prezantuar lista e kandidatëve dhe disa kryesues listash. Në këtë moment me një vendim që nuk vendosi asgjë dhe me një vendimmarrje nga KAS dhe KQZ që vazhdon me shtyrjen pa afat u pa e udhës të mos lihet pa përfaqësim, garim asnjë figurë potenciale e të gjitha partive politike, pjesë e kolicionit.

Është marrëveshje që po punohet dhe do bëhet publike. Nuk besoj që ka ndonjë kompleks në lidhje me përcaktimin e vendeve, sa kohë qëllimi është të dalim fitues. Këshillat për ne janë cilësuar shumë të rëndësishëm. Duke i dhënë këtë rol, nuk mendoj që duhet të merremi me gjërat kush do jetë i pari. Unë i justifikoj kërshërinë që ka media, po nuk gjykoj se nuk është gjëja që duhet të na marrë vëmendjen.

62 emrat të jenë figura të pastra, të papërlyera, të pakompromentuara në fushën politike, ligjore e njerëzore. Duhet të dalësh me alternativën më të mirë dhe kjo duhet të ketë rëndësi dhe kur të kompozohen listat.

Vijueshmëria e bashkëpunimit me PD ka qenë edhe kur drejtohej nga njerëz që nuk e  meritonin suportin. Nuk ka nevojë për garanci kur ka qenë mëse i qartë suporti ndaj Primareve, iniciativave të marra. Është mirëkuptim më i gjerë dhe s’ka nevojë për garanci. Marrëveshja e koalicionit dhe ajo politike do jetë një lloj garancie.

Janë 21 bashki të falimentuara, nuk arrijnë të mbledhin taksa e as t’i menaxhojnë. Çdo të thotë? Bashkitë nuk ofrojnë shërbime. Kujt i duhet një administrator qoftë i zgjedhur apo i emëruar që nuk di të menaxhojnë. Të falimentojë Vora që ka një numër të caktuar biznesesh? Minimumi 31 dhe shumë të mëdha. Tirana është e padiskutueshme. Një nga arsyet pse njerëzit e urrejnë Ramën është Veliaj.

Më tej Caka tha se Tirana është bërë një zallamahi e madhe dhe se nga 780 miliomë euro taksa të mbledhura nga qytetarët 500 milionë kanë shkuar për PR dhe qejfet e punonjësve.

780 milionë euro taksa të mbledhura në 8 vite ku 500 milionë kanë shkuar për qejfe të punonjësve, PR dhe paga administrate. Janë shtuar 2 mijë vende pune me kontrata provizore. Janë mbyllur 10 mijë vende pune në sektorin privat. Fryhen vendet e punës në administratë. Veliaj ia ka sjellë në majë të hundës qytetarëve.

Arsimi, çfarë i takon Bashkisë së Tiranës, ngrohja. Me kaq taksa pse nuk është siguruar ngrohja? Po terrenet sportive që nuk u ndërtuan kurrë?

U fol për pyllin orbital, por u krijuar orbita e betonit. Nuk ka njeri që të aksesojë në Tiranë, është bërë e paaksesueshëm, është bërë zallamahi e madhe, gjejnë mekanizma apo shërbime alternative që janë kosto të shtuara.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.