Protesta në Mbretërinë e Bashkuar kundër planit urbanistik “qytete 15 minutëshe”

Postuar në 04 Mars, 2023 23:45

Një plan urbanistik i akademikut franco – kolumbian Carlo Moreno ka provokuar protesta në qytetin e Oksfordit. Plani që funksionon mbi modelin e “qyteteve 15 minuta” sugjeron që shërbimet kryesore të përqendrohen në një distancë ecjeje prej 15 minutash është parë si një model stalinist që anullon liritë e qytetarit dhe i mohon komunitetit fqinjësinë.

Mijëra kanë protestuar sipas mediave dhe çështja është ngritur deri në Parlament, e trajtuar nën interpretimin se kemi të bëjmë me një plan të ideologjisë së majtë. 

Sipas arkitetit në fjalë e gjitha kjo ka diçka fashiste dhe se të përpiqesh të diskutosh me njerëz që nuk duan të dëgjojnë arsyen është pa kuptim. Ka patur dy plane, një prej të cilëve ky i Morenos dhe tjetri nga Këshilli i Kontesë së Oxfordshire që propozon reduktim trafiku. Planet duket se janë ngatërruar nga njerëzit që kundërshtojnë, ndonëse plani i Morenos imiton plane si ato që janë zbatuar në Groningen dhe Leuven, qytetet që ndahen në distrikte ku nuk lejohet qarkullimi i automjeteve. 

 Në parim plani është politikë adoptuese e masave me natyrë ekologjike që kanë kundërshti në rrafsh ideologjik dhe janë pika përplasjeje dhe debati kaotik që provokohet nga një klimë e acaruar dhe një lloj urrejtjeje a priori që ka mesa duket rrënjë të thella. Ata që mbrojnë planin thonë se ai është keqkuptuar tërësisht pasi udhëhiqet nga ideja për t’i dhënë njerëzve më shumë liri jo për t’ua reduktuar atë. 

Sot 80% e lëvizjes urbane është e detyruar, për shkak se njerëzit duhet të çohen herët dhe shkojnë në shkollë, punë që janë larg prej shtëpisë. Në një qytet me afërsi në të cilin shërbimet janë përherë afër, lëvizja është një zgjedhje: në këmbë, me biçikletë, transport publik apo makina elektrike; shkon ku do sepse do, jo sepse duhet

shprehet Moreno që ka kërkuar mbështetje nga konservatorët për ta trajtuar atë me ndershëmri dhe kuptuar më mirë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.