Non grata si indulgjencat

Postuar në 03 Mars, 2023 00:49

Gjatë mocionit me debat dje në Parlament, kryeministri Edi Rama paralajmëroi, apo la të kuptohej se në ShBA është duke u përgaitur një tjetër shpallje non grata për një tjetër njeri të politikës shqiptare. Ky ishte të paktën nënteskti kërcënues. 

Zoti Rama duket vetëm në këtë betejë, të paktën publikisht. Ai nuk ka me vete ambasadoren amerikane që arridi deri aty sa ndërhynte brutalisht në zhvillimet e opozitës. Por ai po flet si dikush që ka informacion në ShBA. 

Këtu çështja është thellësisht politike. Dikush në Amerikë ka vendosur që garancitë që mund t’i jenë dhënë Edi Ramës të përdoren si çek i Amerikës për të bërë çdo gjë, ndërkohë që shpallja non grata e Sali Berishës e futi atë sërish në politikë. Dikush ka besuar se kredencialet e ShBA në Tiranë duhen lënë në dorë të një kryeministri që ka një problem të pasqaruar aktualisht me drejtësinë amerikane si palë në dijeni që është përderisa nga salla e parlamentit një njeri i tillë kërcënon me kredi nga Washingtoni. 

Çshtja është thellësisht politike sepse shpallja non grata e Berishës, të cilën ky e përjeton publikisht si humbje dinjiteti përderisa nuk kë rast pa u treguar si proamerikan, ka zhgraduar autoritetin moral të ShBA mes një pjese të shqiptarëve, përderisa korrupsioni atje është një enë komunikimi me korrupsionin në Tiranë. Sot në Tiranë ShBA nuk përfaqëson më shpresën e shumëkujt, ajo është vetëm një parti më shumë. Më e forta padyshim, që nuk votohet, por vetëm kaq. Dhe e kërkoi këtë politikë vetë. 

Nga ana tjetër paralajmërimi i z. Rama ka ndoshta ndoshta edhe një aspekt elektoral që lidhet me psikën e një kategorie të shoqërisë shqiptare të cilës ai i jep sigurinë e rremë se është njeriu i ShBA, se ai e ka grurë me ta e kështu më radhë. Nëse ke parasysh se çfarë injorance sundon në qendrat urbane shqiptare kur vjen puna tek interpretimi i debatit publik, kupton se këtu z. Rama nuk e ka keq. Në fund të fundit vulën me gjykatë, lidershipin me ShBA-të, votën me truthatë, dhe ec përpara, pa ndalim. Jo se janë të gjithë kështu, por ka një pjesë shumë të madhe që duan ta dëgjojnë atë që duan vetë. 

Një episod i vitit 2005 mund ta shpjegojë. Një taksixhi, interpretonte siç e do zakoni i taksixhinjve se Fatos Nano do të fitojë zgjedhjet sepse ai është “shefi i CIA-s për Ballkanin”. Pra është njeriu i amerikanëve dhe le të bëjë Saliu gam - gam kot. Nano humbi, por për të njëjtën logjikë katrore që i dha fitoren “sans voir” nuk mund të humbiste edhe CIA. Ndaj pas zgjedhjeve kemi variantin më të strukturuar: 4 ditë para zgjedhjeve Nanos i erdhi urdhëri nga CIA: lëre pushtetin!

Z. Rama mund të ketë dëgjuar shumë herë që këto mrrokulla sënduqesh ecin dhe e përdor. Për këtë po, t’i heqësh kapelen, por kaq, 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.