E fundit/Ministria e Arsimit do të përfshijë në lëndën "Qytetaria" të shkollave 9-vjeçare, Big Brother Vip

Postuar në 09 Shkurt, 2023 18:40

Me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ministria e Arsimit ka nisur të shqyrtojë idenë e përfshirjes në lëndën “Qytetaria” të shoët “Big Brother” dhe personazheve kryesore në të.

Sipas informacioneve që ka redaksia “Të Kripura” metoda e ndjekur do të përfshirë shikueshmërinë, sondazhe me shkollat si dhe komentet në rrjetet sociale. Është vlerësuar se shoë në fjalë përfaqëson një dukuri reale në jetën publike të shoqërisë, një përshkallëzim të matshëm të ndikimit të formatit televiziv në formësimin e shijeve estetike dhe një etike të re në komunikim.

Sipas burimeve mendohet që në kurrikul të përfshihet edhe blerja nga nxënësit e CD-ve me materiale të përgatitura nga jeta e banorëve të BBV me çastet më pikante të tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.