Fytyra në letër higjenike është satirë/Matteo Renzi humbet gjyqin

Postuar në 04 Shkurt, 2023 23:03

Fotoja e vet mbi një rrotull letre higjienike e detyroi ish-kryeministrin e majtë italian të hedhë në gjyq njeriun që e mbante të ekspozuar para kameras, në bibliotekën e shtëpisë së vet. Matteo Renzi hodhi në gjyq drejtorin e të përditshmes italiane “Il fatto quotidiano”, Marco Travaglion. Ky i fundit, në shkurt 2019, gjatë një lidhjeje televizive, e kishte vendosur letrën higjienike me fytyrën e Matteo Renzit përballë kamerës.

Padia e ngritur nga Renzi hapi një betejë të gjatë gjyqësore. Ish-kryeministri italian kërkoi 500 mijë euro dëmshpërblim për dëme “morale, ekzistenciale, pasurore dhe jopatrimoniale” të shkaktuara nga shfaqja në publik e atij objekti. 

Gjykata e Firences në vendimin e saj argumenton se Renzi nuk është dëmtuar në asnjë mënyrë. Për më tepër, gjykata e qytetit ku vetë Renzi ka shërbyer si kryebashkiak dhe president i rajonit, e ka dënuar atë, që për shpërdorim të instrumentit procedural, t’i paguajë gazetarit 42 mijë euro si dhe të mbulojë shpenzimet gjyqësore në masën 30 641 euro të tjera. 

Vendimi që mban firmën e gjyqtares Susanna Zanda është apeluar nga Renzi. Në vendim bie në sy një një pasazh në veçanti, i cili pretendon të drejtën e satirës:

Një figurë politike në një shtet demokratik duhet të tolerojë imazhe satirike të personit dhe fytyrës së tij, madje edhe ato të stampuara në objekte të tilla si ajo në fjalë, sepse vetëm në një regjim totalitar është e ndaluar të kritikosh apo të tallësh një figurë politike

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.