Bibi del me autobiografi. Leksion për lidershipin: Mëso Histori, histori, histori!

Postuar në 11 Dhjetor, 2022 18:23

Bibi: Historia ime.

Kryeministri i Izraelit, i pathyeshmi i skenës politike izraelite, Beniamin Netanjahu, është prezantuar së fundmi në skenën globale – pse është figurë globale – me një libër të vetin. Netanyahu ka një histori familjare shumë interesante, ai është djali i një prej historianëve më të njohur izraelitë prej të cilit siç tregon në këtë interevistë me “Hoover Instituition” ka mësuar dy leksione bazë:

  1. Mëso dhe formo veten sa më shumë për të gjykuar vetë për gjërat në jetë.

Dhe e dyta e sjellë përmes një shembulli me djalin e një miku të tij që e pyeti se çfarë duhet të bënte për jetën politike:

Më pyeti: Cila është gjëja më e rëndësishme që duhet të studuioj në mënyrë që ta përgatis veten për të qenë në politikë një lider.

Dhe unë i thashë: ka tri gjëra që duhet të studiosh. Duhet të studiosh çdo gjë, por duhet të studiosh mbi të gjitha tri gjëra: Histori, histori, histori. Babai më mësoi dhe zgjeroi hapësirën e mendimit për të ditur të vendosësh se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme.

shprehet Bibi.

I pyetur mbi suksesin e tij të dukshëm në planin ekonomik dhe shndërrimin e Izraelit, shoqërisë izraelite nga një shoqëri hiperfetare në një shoqëri që markohet nga start-up, Netanjahu jep një shpjegim që duhet mbajtur shënim mirë:

Populli hebre është i njohur pë inovacionin e vet. Ne kishim këtë shtetin gjysmë socialist që dekurajonte inovacionin dhe sipërmarrjen. E megjithatë ne kishim teknologji, dhe kishim teknologji sepse na duhej të mbijetonim dhe që të mbijetonim na duhej një ushtri dhe që të kishim ushtri na duhej zbulimi dhe që të kesh zbulim na u desh të merrnin njerëzit më të mirë dhe t’lejonim të kryqëzonin informacionin e tyre. Dhe për rrjedhojë ata u kualifikuan për të gjetur punë kudo.

Teknologjia dhe arsimi i shkëlqyer nuk prodhojnë mirëqenie. Tregu i lirë pa të gjitha këto prodhon mirëqenie. Por kombinimi i tyre është i pamposhtshëm dhe kjo është ajo që bëmë. Njerëzit nuk e kuptojnë atë që po them, sepse ata besojnë vërtet se arsimi i mirë dhe teknologjia gjenerojnë mirëqenie dhe duhet të shohësh ish-Bashkimin Sovjetik që kishtr shkencëtarë të shkëlqyer dhe gjeneruan falimentim, por kur këta u kontrabanduan në Palo Alto ata prodhuan vlerë të shtuar në dy javë.

Dhe njerëzit e pranuan këtë. Kjo është interesantja. Mendoj se etosi ekonomik socialist ka mbaruar tashmë.

Si e bëra? Kur kthehem pas gjej si model klintonizmin: mos e lër një krizë të shkojë dëm. Dhe e bëra. Ne patëm një krizë të jashtëzakonshme, të paprecedentë në dekada…Stafi im më tha, mos e prano detyrën e ministrit të Financave sepse nuk do jesh më kryeministër. U thashë: e pse do dua të kthehem?

Do doja të kthehesha për dy arsye parimore: Të bllokoj Iranin që ishte dhe është kërcënimi për mbijetesën tonë dhe e dyta ishte se besoj se mund të reformoj Izraelin drejt ekonomisë së tregut. Dhe kur e mora detyrën djali im që ishte 9 vjeç atëherë më tha: Baba shiko TelAvivin, shiko New Yorkun dhe kullat e tij. Nuk do jemi kurrë si ata.

I thashë: Djalosh, babai yt tani do jetë ministër i Financave. Më beso ne do jemi si ata!

shprehet Netanyahu që rikthehet në detyrë duke u bërë kështu kryeministri më jetëgjatë në historinë e shtetit.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.