Lajm pa burime që mund të ndodhë: Neritan Nallbati zëvendëson Gedis Nano

Postuar në 30 Gusht, 2022 18:37

Gledis Nano ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Atë ia ka refuzuar ministri i Brendshëm Blendi Çuçi.

Gledis Nano nuk e ka dhënë dorëheqjen. Atë ia ka kërkuar ministri Çuçi në prani të një oficeri me mbiemrin Rrumbullaku, por që Nano e ka refuzuar. Çuçi citohet të jetë shprehur madje se dorëheqjen ia ka kërkuar për shkak të ngjarjeve të fundit për të mos i krijuar kosto qeverisë “Rama”.

Sot raportohet se Gledis Nano do të hiqet. Po, ai do të hiqet për shkak të atyre që kanë ndodhur.

Këto fjali janë raportuar në 24 orët e fundit nga mediat që kanë burime të brendshme, por që çuditërisht kundërshtojnë njëra-tjetrën.

Mbi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë po bëhet një lojë, nga ato të pistat që vetëm ai institucion i kriminalizuar siç është Policia di t’i bëjë.

Po sot ministry Çuçi në një shprehje tipike që përputhet me pamjen e tij vlerësoi Policinë Kriminale për arrestimin e një shtetasi turk duke e vendosur policinë kriminale përtej Policisë së Shtetit. Një shenjë se Çuçi nuk e do Gledis Nano.

Por mos vallë Neritan Nallbati po na vjen në detyrën e drejtorit të ri të Policisë? Nisur nga mesazhi i z. Çuçi dhe mënyrës si funksionon materia gri e gazetarëve të kronikës, ndoshta. Meqenëse kur u thua: Nallbati do vijë ndoshta, se ja ça thotë Çuçi, të thonë: Po jo o jo nuk vjen Nallbati se nuk di ai. Pastaj pasi mendojnë pak: Edhe mundet se ai ushtar i këtyre është.

Tani ec e gjeje se çfarë bëhet. Po hajd po rrezikojmë : Neritan Nallbati zëvendëson Gledis Nanon. Kush e përjashton ?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.