Ushtria kineze njofton pjesëmarrjen në stërvitjen Vostok-22 të ushtrisë ruse

Postuar në 17 Gusht, 2022 15:55

Ushtria kineze ka njoftuar pjesëmarrjen në stërvitjen “Vostok-22” të organizuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes më datat 30 gusht-05 shtator. Stërvitja parashikon të angazhojë komandat strategjike dhe personelin dhe sipas palës kineze pjesëmarrja në të nuk ka lidhje në asnjë mënyrë me situatën aktuale ndërkombëtare apo atë rajonale.

Në përputhje me planin vjetor të bashkëpunimit mes forcave të armatosura të të dyja vendeve dhe marrëveshjeve dypalëshe Ushtria Popullore Çlirimtare do të dërgojë së shpejti delegatë dhe pjesë të forcave tëveta në Rusi për të marrë pjesë në Vostok-22

shprehet Ministria e Mbrojtjes kineze.

Agjencia “Tass” njofton se stërvitja do të zhvillohet nën drejtimin e shefit të Shtabit Valery Gerasimov, i anashkaluar nga vëmendja publike që pas njoftimeve se u plagos në Ukrainë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.