Athina zyrtare: Me SHBA u dakordësuam për shmangien e agresionit turk

Postuar në 17 Maj, 2022 14:46

Ministri grek i Shtetit, George Gerapetritis, ka deklaruar për televizionin “Open” se gjatë vizitës së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në SHBA, është rënë dakord bashkëpunimi për shmangien e agresionit të Turqisë.

Vizita e kryeministrit në vetvete shënon një moment të rëndësishëm për diplomacinë greke. Është hera e parë që një kryeministër grek do të flasë në Kongres dhe thekson një rol të rëndësishëm të Greqisë në rajon. Është një votë besimi nga diplomacia amerikane në nivelin më të lartë, jo si një interlocutor, por si partner dhe aleat…

ka thënë ai.

Gerapetritis ka shkuar më tej kur ka kujtuar se Greqia sot mbrohet nga diplomacia shumëpalëshe, zgjerimi i ujërave territoriale, partneriteti strategjik me SHBA dhe Francën si dhe aksesi në armë të brezit tjetër si ai i avionëve F35, që janë armë të kufizimit strategjik. Vizita e Mitsotakis në SHBA dhe takimi i tij me Biden janë propaganduar gjerësisht nga mediat greke, ndërkohë që duhet thënë se ajo përkon me faktin se Greqia aktualisht ka marrë një rol të ri në politikën energjetike të perëndimit në dritën e konfliktit në Ukrainë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.