Shërbimet ruse sugjerojnë një alibi: Oficerë britanikë në drejtimin e ushtrisë ukrainase

Postuar në 13 Maj, 2022 12:09

Autoritetet ruse kanë referuar për mediat e Rusisë se veprimet në terren nga ana e ushtrisë ukrainase janë drejtuar nga oficerë britanikë në rezervë. Sipas përfaqësuesve rusë, oficerët britanikë kanë qenë në postkomandat më kritike, në drejtimet operacione kryesore, duke bërë korrigjime të veprimeve të komandës ukrainase.

Nga fundi i prillit në 6 maj, këta oficerë lëviznin vazhdimisht nga një komandë në tjetrën në Zaporizhia, që është jo larg nga linja e front në Zagradovka

citon “Sputnik” përfaqësues të sigurisë.

Sipas të njëjtave burime, oficerët britanikë qëndrojnë pas hartave të publikuara nga Instituti për Studimin e Luftës në SHBA, që ka qenë faqja më e referuar në panoramimin e situatës në terren. Të njëjtat burime flasin se kanë qenë oficerë britanikë që kanë drejtuar mbrojtjen e Kievit me nisjen e operacionit rus më 24 shkurt, ku u vendosë në afërsi të shkollës nr.72.

Informacionet në fjalë sugjerohen si një shpjegim se pse ushtria ukrainase po mbrohet kaq mirë, ndërkohë që duhet thënë se përgjegjësia kryesore për dështimin i takon shtabit rus dhe shërbimeve sekrete ruse që do të duhet të kishin të dhëna për organizime të tilla, përkundër faktit se mbrojtja e mirë provon edhe epërsi në metodë dhe imagjinatë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.