Xhanëm mund të kemi një president si Hirushja

Postuar në 25 Prill, 2022 13:09

Nëse do bënim një javë kulturore për thashethemet, do ishte një javë ku Shqipëria do mbante flamurin e kryesuesit të aftësisë prodhuese. Procesi i zgjedhjes së Presidentit, simulon maksimalisht thashethemet, përfshihen gjithfarë emrash dhe njerëzish, në shumicën e rasteve edhe pa dëshirën e tyre. Përgjigjia ime është negative se nuk ka asnjë të vërtetë

Kështu është përgjigjur kryeministri Edi Rama sot pyetjes së Vali Bizhga është një ndër kandidatet për presidente të vendit. Stil i vjetër, i një arrogance të njohur në Shqipëri, prej dikujt që hyn e del në ekran pa shtuar më gjë. Misteri i shtuar për presidentin e ri është një ndër ato gënjeshtrat pa kuptim me të cilën politika mbush ditën e njerëzisë në këtë vend, pasi përveç 4 apo 5 njerëzve, askush nuk ka gjë në dorë të diktojë apo kontribuojë për emrin e ri që befas do na bëhet uniteti ynë. Kështu me Moisiun që sot na e mbajnë për një alamet presidenti, kështu për Bamir Topin të cilin e ulën në karrige Sali Berisha me Fatos Nanon, kështu me Ilir Metën që e uli pazari i Shkodrës e kështu edhe tani.

Ironikja në këtë situatë është se PS-ja ka shpallur kërkimin e një presidenti normal, të cilin po e gjurmon me metodën e njohur konspirative të intuitës së shefit që do të bëjë lodrat e veta politiko-mediatike. Po kërkohet një ndër ata burrat apo gratë e urta që ndoshta ecin me parimin se “presidencën e pata qelepir”, përherë në zbatim të titullit ekzekutiv të një jete të patrazuar të motos: urtë e butë, e plot tigani. Si mundet të kemi një president normal që katapultohet nga një politikë e zhytur në gjithfarë aferash dhe që kërkon në krye dikë që të “mos bëj zan”.

Të vjen ndërmend diskutimi i dikurshëm i z. Rama për të njëjtën çështje vite më parë kur për t’iu shmangur zbulimit të një emri, ai fliste për identikitin e një presidenti. Identikit ky që në fakt përcaktohet nga Kushtetuta, fare qartë madje, por të cilën ky qytetar i katundit tonë nuk para e pëlqen, peërderisa nocioneve artificiale të figurës konsensuale, i shton edhe vizatimin e vet të tipit: Presidenti që na duhet

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.