Polonia kërkon sanksione për 2 milionë anëtarë të partisë së Putinit

Postuar në 05 Prill, 2022 12:03

Polonia ka një qasje alternative në raport me Rusinë dhe sanksionet si ndëshkim për ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë. Autoritetet polake po kërkojnë nga Bashkimi Evropian të vendosë sanksione kundër të gjithë anëtarëve të partisë Rusia e Bashkuar.

Kryeministri polka, Mateusz Morawiecki, kërkoi të hënën sanksione specifikisht për partinë e presidentit Putin dhe gjithë anëtarëve të saj.

"Në samitin e fundit të BE-së, ne propozuam sanksione kundër të gjithë anëtarëve të partisë "Rusia e Bashkuar", citohet ai nga agjencia TASS. Sipas Morawieckit, "të gjithë janë përgjegjës".

Rusia e Bashkuar ka më shumë se 2 milionë njerëz anëtarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.