Alain Delon, një dalje dinjitoze nga skena

Postuar në 22 Mars, 2022 10:06

Një legjendë e kinemasë, 86 vjeç, Alain Delon po rikuperohet nga një goditje në tru. Shtetas i Zvicrës, vendi në të cilin ai banon, Delon nuk ka humbur rastin në vitet e fundit për të përsëritur mbështetjen e tij për eutanazinë. Për disa vite në luftë me depresionin, Delon i ka shprehur hapur qëndrimet në favor të praktikës që njihet ndryshe si vetëvrasje e asistuar.

Nga një moshë e caktuar, nga një moment i caktuar – tha ai në një intervistë vitin e kaluar – njeriu ka të drejtë të zgjedhë të largohet i qetë, pa shkuar në spitale, pa injeksione apo gjëra të tjera”. Eutanazia? "Kam jetuar shumë - shpjegonte Delon - Zviceranët janë të parët që përfitojnë prej saj. Dhe mendoj se është gjëja më logjike që ekziston. Dhe më e natyrshme!".

Delon është aq i bindur për eutanazinë, saqë e ka parashikuar edhe për qenin e tij. "Nëse ai vdes para meje - tha në një intervistë disa kohë më parë - shpresoj të mos marr një tjetër. Nëse vdes më parë unë, do t'i kërkoj veterinerit që të vdesë me mua. Ai do t'i bëjë një injeksion për ta vrarë në krahët e mi."

Gruaja e Delon, Nathalie, ka ikur në të njëjtën mënyrë. “Është e vërtetë që unë ‘shoqërova’ nënën time – thotë i biri, Antuan, 57 vjeç, aktor – dhe është e vërtetë që ajo donte të vdiste ashtu siç kishte jetuar, pikërisht atëherë kishte vendosur. Zgjodhi eutanazinë”. Antuan qëndroi me nënën deri në fund, një premtim që i aka dhënë edhe të atit dhe që e pranoi për herë të parë në studion e radios franceze, RTL.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.