Roterdam, ura De Hef do të çmontohet për të kaluar jahti i Jef Bezos

Postuar në 03 Shkurt, 2022 00:48

Mediat në Hollandë raportojnë për një lloj lajmi bizar. Në Roterdam, Këshilli bashkiak ka vendosur të çmontojë pjesërisht urën e celikut De Hef për një arsye të papritur: të mundësohet kalimi i jahtit të miliarderit të Amazon, Jef Bezos. Ura u rinovua në vitin 2017 dhe sipas mediave hollandeze atë kohë u deklarua se nuk do të çmontohej më, por fjala e dhënë ka zgjatur vetëm 4 vjet.

Bezos dhe kompania e ndërtimit të jahtit, Oceano, kanë kërkuar çmontimin e urës përkohësisht dhe me kosto të mbuluara. Arsyet e kundërshtimit janë thellësisht kulturore dhe historike. Ura u ndërtua në vitin 1927 dhe thuhet se ka patur rol qendror në historinë e qytetit.

Punësimet janë të rëndësishme, por ka kufij me çfarë mund të bësh ose jo me trashëgiminë tonë industriale

citohet një historian lokal, Ton Wesselink.

Autoritetet thonë se janë të gatshme të marrin këtë hap për shkak të faktit se kalimi i jahtit 127 m është i pamundur ndryshe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.