Ndërron jetë Astro i UB40

Postuar në 07 Nëntor, 2021 14:31

Vokalisti i grupit UB40, Terence Wilson, i njohur me emrin e skenës, Astro, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare. Astro ka performuar me bandën e reggae pop për 30 vjet më radhë.

Na është thyer zemra. Bota nuk do të jetë e njëjta pa të”, shkroi grupi në llogaritë sociale.

Astro iu bashkua grupit UB40 në vitin 1979, vetëm pak kohë pasi ai ishte krijuar. Ai u largua në vitn 2013 dhe vijoi të performonte me Ali Campbell, i larguar gjithashtu nga grupi në 2008. Disa koncerte ishin planifikuar për vitin 2022.

Grupi UB40 u bë i njohur që në fillim të viteve ’80 me hite si “Red Red Wine” dhe Can’t help falling in love”.

Grupi me bazë në Birmingham - i cili e mori emrin nga formulari i qeverisë së atëhershme për përfitimin e pagesës së papunësisë - shiti më shumë se 70 milionë kopje dhe u rendit në krye të klasifikimeve muzikore të Britanisë së Madhe.

UB40 vlerësohet si një nga grupet me këngët dhe albumet më të mira. Astro ka qenë vokali i parë.

Edhe hiti i tij “Rat In Mi Kitchen” u bë sukses i padiskutueshëm në 1987.

Grupi gjeti suksesin në mbarë botën, duke përfshirë në SHBA, ku Red Red Wine shkoi në vendin e parë, si dhe një tjetër kopertinë, Can't Help Falling in Love with You, e cila qëndroi shtatë javë në vendin e parë në 1993.

Formacioni origjinal luajti së bashku për tre dekada dhe i pari që u shkëput u bë Ali Campbell në 2008.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.