Politikë dhe kopje

Postuar në 31 Tetor, 2021 22:49

Të mërkurën, revista online Reporter zbuloi se vetëm dy nga 56 faqet e disertacionit universitar të kryeministrit luksemburgas, Xavier Bettel, nuk ishin plagjiaturë. Vetë Bettel u detyrua të pranonte se mund t’i kishte bërë gjërat pak më ndryshe.

Kjo nuk është hera e parë dhe sigurisht as e fundit, që një politikan i shquar akuzohet për plagjiaturë.

Annalena Baerbock

Fushata e bashkë-drejtueses së Të Gjelbërve gjermanë, Annalena Baerbock, për Kancelarinë, u shoqërua nga telashe në të cilat ajo e kishte future veten. Skandali për mbushjen e rezymesë së saj me informacione të rreme, u pasua nga zbulimi se pasazhe të tëra në librin e saj “Si ta ripërtërijmë vendin tonë”, nuk mund t'i atribuoheshin asaj.

“Gjuetari” i plagjaturave, Stefan Weber, zbuloi se pasazhe të përdorura në libër ishin marrë pa citim nga publikimet mediatike si revista Der Spiegel dhe gazeta Tagesspiegel deri te Agjencia Federale për Edukimin Qytetar, një organ qeveritar.

Baerbock më vonë pranoi se e kishte neglizhuar këtë fakt dhe “mund të kishte punuar më mirë”.

Pál Schmitt

Më shumë se 200 nga tezat e doktoraturës prej 215 faqesh të shkruar nga ish-presidenti i Hungarisë, Pál Schmitt, përmbanin elemente të plagjiaturës, raportoi e përjavshmja hungareze HVG në vitin 2012. Nga e gjithë doktoratua, 16 faqe ishin të kopjuara fjalë për fjalë.

Schmitt fillimisht i hodhi poshtë akuzat, duke pretenduar se ato ishin "të pabaza". Por protestat shpërthyen në të gjithë vendin pas akuzave dhe Universiteti Semmelweis në Budapest ia hoqi atij. Schmitt-it iu bë presion për të dhënë dorëheqjen, por tha se do të shkonte në gjykatë për të provuar se kishte të drejtë. Indinjata e Schmitt nuk zgjati shumë. Tre ditë pasi Viktor Orbán i tha një radioje lokale se i takonte presidentit të vendoste nëse do të largohej apo jo, Schmitt njoftoi largimin. “Çështja ime personale e ndan kombin, në vend që ta bashkojë atë. Është detyra ime të përfundoj shërbimin tim dhe të jap dorëheqjen nga mandati si president”, tha ai.

Gabimi i fushatës së Joe Biden

Ish-këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway, e akuzoi Joe Biden në tetor 2020 për kopjimin e politikës "Amerika e para" të Trump. Conway tha se axhenda e tij "Ndërto përsëri më mirë" ishte një plagjiaturë nga Trump.

Për t’i shtuar forcë pretendimit të saj, Conway solli një fjalim nga viti 1987 që i dha fund përpjekjes së parë të Biden për presidencën amerikane.

Ndërsa bënte fushatë për nominimin e demokratëve kundër Michael Dukakis, Biden u kritikua gjerësisht për kopjimin e disa pasazheve nga një fjalim i ish-udhëheqësit të Laburistëve në Britani, Neil Kinnock, pa cituar. Sidoqoftë, në vitin 2020, Kinnock doli në mbështetje të plotë për Biden, duke e cilësuar rastin “një gabim të pafajshëm” dhe duke shtuar se "Joe është djalë i ndershëm".

Laburistja Kate Osamor

Laburistja britanike, Kate Osamor, pasi u rizgjodh si deputete në vitin 2017, I ra shkurt. Fjalimin e fitores së Obamës në Çikago e lexoi sit ë vetin. Thjesht zëvendësoi "America" ​​me "Edmonton", zona e saj elektorale britanike.

Osamor u tall gjerësisht në mediat sociale.

Kredencialet gjermane

Presidentja aktuale e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, gjatë kohës së saj si ministre e mbrojtjes e Gjermanisë, u akuzua për plagjiaturë të punës së një profesori të drejtësisë, i cili i publikoi gjetjet e tij në internet.

Një blog i dedikuar për zbulimin e plagjiaturës në botimet akademike analizoi disertacionin e Von der Leyen dhe konkludoi se deri në 12 përqind ishte plagjiaturë.

Pas një hetimi, Shkolla Mjekësore e Hanoverit tha se von der Leyen mund ta mbante doktoraturën e saj, pavarësisht "të metave të dukshme" në disertacion.

Von der Leyen është pjesë e një liste të gjatë zyrtarësh gjermanë të akuzuar për plagjiaturë, përfshirë Annalena Baerbock.

Në fillim të këtij viti, ministrja gjermane e familjes Franziska Giffey dha dorëheqjen për dyshimet se ajo kishte kopjuar tezën e saj të doktoraturës. Në vitin 2011, ministri i Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg dha dorëheqjen pasi u zbulua se teza e tij kishte elementë të plagjiaturës dhe dy vjet më vonë, ministrja e atëhershme e Arsimit, Annette Schavan, gjithashtu dha dorëheqjen në rrethana të ngjashme.

/ Politico.eu /

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.