Haradinaj: UNMIK-ut t'i ndërpritet mandati

Postuar në 16 Tetor, 2021 13:55

Is-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që misionit ndërkombëtar të OKB-së në vend. UNMIK, t’i ndërpritet mandate.

Vazhdimi i misionit të UNMIK është vazhdim i konfuzionit për të gjithë. Ndërprerja e mandatit të këtij misioni është i nevojshëm dhe krijon qartësi institucionale

shkruan ai në Facebook.

Mesazhi i Haradinaj vjen një ditë pas akuzave të kreut të UNMIK, Tanin, i cili në OKB akuzoi qeverinë e Kosovës për tensionet në veri. Nuk është e qartë se si mund të realizohet kjo përderisa UNMIK vepron në zbatim të rezolutës 1244 të OKB-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.