Kryhet fluturimi i parë me vaj gatimi të ricikluar si karburant

Postuar në 16 Shtator, 2021 10:55

Një avion i British Airways ka bërë fluturimin e parë me duke përdorur vaj gatimi të ricikluar.

Fluturimi BA1476 nga Londra në Glasgou u krye më 14 shtator dhe prodhoi 62% më pak emetime të dioksidit të karbonit sesa një fluturim i ngjashëm një dekadë më parë, tha British Airways në një deklaratë për shtyp.

Linja ajrore tha se ishte kombinimi i karburantit të përdorur-pjesërisht i bërë nga vaji i ricikluar i gatimit-me rrugën optimale të fluturimit, automjetet elektrike të aeroportit dhe përdorimin e avionëve të tij më të rinj, gjë që kontribuoi në uljen e emetimeve.

Edhe pse fluturimi 1 orë e 30 minuta prodhoi 6.4 ton dioksid karboni, ai shënon një hap përpara në përpjekjet e industrisë së aviacionit për të dekarbonizuar flurutimet përpara Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike 2021(e njohur si Cop26) në nëntor.

Fluturimi u operua nga një Airbus A320neo, modeli më efikas për djegien e karburantit në distanca të shkurtra.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.