Në Shqipëri Zona të Mbrojtura janë vetëm ato që i ka Krimi

Postuar në 28 Korrik, 2021 23:22

Sot është zhvilluar një diskutim mbi hartën e re të Zonave të Mbrojtura përpiluar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Siç mund të pritet nga qeveria shqiptare e betonit, harta favorizon aktivitetet ekonomike në kurriz të hapësirës së mbrojtur duke rregulluar me ligj atë që ka ndodhur tashmë.

Në një intervistë për MCN TV, ish-zv.ministri I Mjedisit, Taulant Bino, ndër të tjera tha se:

Thelbi ishte rishikimi i zonave të mbrojtura dhe ajo që është më shqetësuese është fakti i prekjes së zonave të mbrojtura bregdetare të cilat reduktohet, copëtohet, për ti lënë vend në të ardhmen investimeve të paqëndrueshme si urbanizimi e bujqësia. Ne sot u e quajtëm procesin jo transparent.

Harta e zonave të mbrojtura është paraprirë nga një vendim i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe në atë hartë shihet reduktimi i zonave bregdetare dhe ne e dimë që pas këtyre vijnë përdorimet e këtyre sistemeve që përmenda.

Në rast të ndryshimit të zonës së mbrojtur duhet argumentim nga institucionet dhe këto mungonin dhe për këtë arsye e quajtëm jolegjitim dhe duhet të vijojë më tej me legjislacion. Një sërë dokumetash mungonin

E thënë fare thjesht: Edi Rama me të vetët po hipotekojnë atë që kanë zhvatur apo është lejuar të zhvatet. Siç u bë me legalizimet, që sot befas shpallen si të ndaluara dhe ndërtimet pa leje madje një turp e kaluar turpit. Pyetja këtu është sesi mund të ketë zona të mbrojtura në një vend ku qeverisin hajdutët? Dhe kjo nuk është akuzë në hava. Shihni videon sesi një VKM e vitit 2002, shpall Zonë të Mbrojtur Plazhin e Vjetër në qytetin e Sarandës, i cili u përpi nga ndërtimet, menjëherë pas atij vendimi.

Shpresa se ndërtime të tjera do të ndalohen vjen vetëm nga fakti se aty ku tanimë është ndërtuar, pronarët e objekteve do të lobojnë që të mos ketë më ndërtime dhe do ta zgjidhin këtë ose me ligj, ose me hu siç ndodhi në ndonjë rast të fundit po në Sarandë. Do thotë kush: po kjo tabelë çdo aty akoma? Ku ta dish. Karagjozllëku është e vetmja zeje që mbijeton këtyre anëve, përveç spiunllëkut dhe palaçollëkut që janë emblemë e identitetit tonë shpirtëror. Që të mos ia hamë hakun vetes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.