Gafa e Fox News me avionët rusë që thyejnë shpejtësinë e dritës

Postuar në 26 Korrik, 2021 13:35

Pak ditë më parë, Fox News raportoi se Rusia kishte zhvilluar aftësi të jashtëzakonshme ushtarake. Gjatë emisionit “Fox and Friends” u raportua se avionët ushtarakë rusë kanë thyer limitin e shpejtësisë në univers.

Sipas Fox News, një rrjet me 1.2 milionë shikues, Rusia ka zhvilluar një avion që "... mund të fluturojë me një shpejtësi gati dyfishi i shpejtësisë së dritës", në një klip që u shpërnda në Twitter nga Ron Filipowski, ish-komisioneri shtetëror i Floridas.

Nuk është nevoja të thuhet se ajo që njoftoi moderatori është e pasaktë dhe e pamundur.

Në bazë të fizikës, shtytja e një objekti në mënyrë të tillë që të kalojë shpejtësinë e dritës kërkon një sasi të pafund energjie. Një avion që udhëton me atë shpejtësi do të shpërbëhej në plhur menjëherë nga rezistenca e fortë e erës.

Do të ishte gjithashtu shumë jopraktik si mjet ushtarak, pasi vetëm një sekondë udhëtimi të tillë do ta çonte pilotin të vdekur përtej Hënës.

Kjo është me siguri një gafë nga ana e Fox News. Pak para se të anonçonte arritjen e re të Rusisë, i njëjti moderator i referohet avionit si "hipersonik", që do të thotë dukshëm më shpejt se tingulli. Ky është një gabim i rëndë!

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.