Pistoletë apo revolver?

Postuar në 08 Maj, 2021 23:58

Në vendet ku mbajtja e një arme është e paligjshme, pronarët e armëve duhet të marrin një licencë të veçantë nëse duan të armatosen jashtë shtëpive të tyre. Sipas përkufizimit, arma e zjarrit në fjalë duhet të bartet në "një mënyrë të tillë që të mos i bjerë në sy një kalimtari të zakonshëm".

Por a është më mirë një pistoletë gjysmë automatike apo një revoler? E para ofron kapacitet më të lartë të fishekut për mbushje në një dizajn më modern, por thjeshtësia e të dytës ofron besueshmëri gati të pagabueshme në një platformë të lehtë, në kushte normale.

Matt E., redaktor në The Firearm Blog, në një artikull të kohëve të fundit mbi këtë temë, të cilit i referohet Maxim rendit arsyet pro të një pistolete gjysmë-automatike. Kapaciteti që ofron foleja integrale përgjithësisht përputhet ose tejkalon kapacitetin e një revolveri me katër, gjashtë ose tetë shkrepje. Ai gjithashtu përshkruan një avantazh të dytë, pak më pak të dukshëm për gjysmë-automatiket:

Në të kaluarën, ka pasur zakonisht dy lloje pistoletash gjysmë-automatike: pistoleta të vogla dhe armë me të cilat mund të qëlloje në poligon. Me ofertat e reja moderne në treg, këto dy kategori tani janë bashkuar në një.

Ndërkohë, thjeshtësia e revolverëve ofron dy përparësi - ato janë të dyja të besueshme dhe të lehta për t'u përdorur. Edhe një qitës i ri me përvojë zero mund të drejtojë dhe të hapë zjarr (megjithëse kushdo që mbart duhet të praktikojë rregullisht në distancë).

Diçka si një Smith & Wesson 642 është e shkëlqyer për një pistoletë xhepi. Një nga pengesat e mëdha për të mbajtur një mikro [pistoletë gjysmë-automatike] me kapacitet të lartë është se nganjëherë mund të ketë pak peshë kur e mban në xhep.

Matt parashikon skenarë realë në të cilët dizajni gjysmë-automatik mund të shkaktojë probleme:

Nëse jeni shumë afër sulmuesit, shina mund të dalë nga bateria duke mos e lënë armën të shkrepë. Përkundrazi, nëse e keni shumë afër trupit tuaj mund të kapni shinën me rroba dukebërë që të mos funksionojë.

Pengesë e qartë për revolverin është kapaciteti i kufizuar. Dhe ndërsa ato janë mjaft të besueshme kur pastrohen siç duhet, shumica e revolverëve janë shumë më të ndjeshëm ndaj elementeve për shkak të cilindrit të ekspozuar. Siç vëren Matt,

 Nëse hidhni diçka si [një Smith & Wesson 642] në baltë ose rërë, ajo do të ketë probleme serioze të shkrepjes. Armë si Glock nuk do të kenë të njëjtin problem dhe nuk do të dështojnë siç ndodh me një revolver. E di që kjo mund të duket si një rrethanë e pamundur, por gjatë testeve të ndryshme që kam kryer me disa revolverë, nuk duhet shumë për të krijuar një ndalesë në cilindër.

Matt zgjedh pistoletën gjysmë-automatike para revolerit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.