Lajme për përgatitjen e një sulmi ushtarak rus kundër Ukrainës

Postuar në 10 Prill, 2021 14:40

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Andrii Taran, ka deklaruar se Rusia mund të provokojë me të drejtat e rusishtfolësve të Ukrainës për të nisur agresionin ushtarak.

Akuzat ruse për dhunimin e të drejtave të rusishtfolësve në Ukrainë mund të jenë arsyeja për nisjen e agresionit ushtarak kundër Ukrainës. Në të njëjtën kohë, duhet të mbahet parasysh se intensifikimi i agresionit ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës, është i mundshëm vetëm nëse vendimi është marrë në nivelet më të larta politike në Kremlin

ka thënë ai.

Deklarimet në fjalë pasojnë lajmet për përqendrim masiv trupash dhe mjetesh ushtarake nga Rusia në kufi me Ukrainën, çka ka shtuar frikën për një sulm të mirëfilltë. Një zyrtar i lartë i Kremlinit, Dmitry Kozak është shprehur se forcat ruse do të jenë të detyruara të mbrojnë qytetarët e vet në Ukrainën Lindore në varësi të shkallës së konfliktit ushtarak aty.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.